Bunk’Art 2 përzgjidhet ndër vendet
që mirëpret Bienalen e Mesdheut

Bunk’Art 2 përzgjidhet ndër vendet<br />që mirëpret Bienalen e Mesdheut
Bunk’Art2 është përzgjedhur mes vendeve që do të mirëpresin Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut krahas ish Ambasadës Jugosllave, Muzeut Kombëtar e Galerisë së Arteve e më gjerë. E konceptuar përmes një udhëtimi nga Bari në Tiranë, Bienalja e Mesdheut për Artet Moderne do të marrë jetë këtë të mërkurë, duke u nisur nga vendi fqinj Italia. Kjo bienale mbahet për herë të parë në vendin tonë në dy qytete, Tiranë dhe Durrës, duke i paraprirë nisjes së saj në Tiranë më 4 maj, ku do të bashkohen 230 artistët pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të tjera të Europës. Kuratori  Driant Zeneli pohon se bienalja ka si koncept ka shtëpinë.

“Bienalja ka një koncept që tashmë është bërë publik, që është shtëpia, “Home”, dhe tema e trajtuar mbi këtë shtëpi ndahet më katër tema të tjera që janë historia, konflikti, ëndrra dhe dështimi. Ky është një nga eventet më të mëdha dedikuar artit bashkëkohor që është bërë në Shqipëri. Ku event është organizuar nga Ministria e Kulturës në partneritet me Bashkinë e Tiranës, ku mbështetja më e madhe bëhet nga Rajoni i Pulias dhe Instituti i Kulturës Italiane dhe do të mbahet edhe tek “Reja” që është vendosur në Galerinë Kombëtare të Arteve e në shumë institucione, ku janë 70 të kuratorë dhe artistët e ftuar në këtë event për të prezantuar punët e tyre.”, rrëfen Driant Zeneli. Më tej Zeneli rrëfen se: “Koncepti i Bienales është shumë i gjerë për sa i përket shtëpisë; si çfarë është shtëpia, por çfarë elementësh ka shtëpia, apo shtëpia është e bërë nga shkatërrimi, nga nostalgjia nga nevoja dhe është e bërë në një mënyrë të tillë që në një moment ngrihet dhe në një moment zhduket.”
Sipas tij janë 23 shtete që përfshijnë edhe Shqipërinë. “Shqipëria ka numrin më të madh të artistëve në këtë bienale dhe janë artistë-artistë. Do të jetë një hapësirë edhe Destil Hotel. Ndërsa Bunk’Art 2 do të ketë elementë të veçantë, ku do të ketë edhe shumë të ftuar. Një hapësirë interesante është edhe ish Ambasada Jugosllave. Ne e pastruan atë, duke e lënë në gjendjen që është sepse krijon efekte interesante”, thotë Zeneli, duke theksuar se nuk ka vetëm artistë vizualë, por do të ketë performaca, muzikë e të tjera.


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë