Në bunkerin e komunizmit "BUNK'ART" të hapur për qytetarët dje, pas 36-vjetësh, pjesa më moderne dhe më e sofistikuar për kohën ishte apartamenti i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Në kohën e ndërtimit të këtij bunkeri ish-diktatori Hoxha mbante postin e Komandatit suprem i forcave të armatosura dhe dhoma ose më saktë apartamenti i ndërtuar shërbente për të dhe bashkëshorten e tij.
Në hyrje të apartamentit gjendet dhoma e sekretarit e pajisur me elementë mjaft modern për kohën.

(Dhoma e sekretarit)
Më pas vijojmë me dhomën e ndenjes e arreduar me mobiliet më të shtrenjta dhe moderne të kohës.

(Dhoma e ndenjes dhe tavolina e punës të projektuara për Enver Hoxhën)
Pjesë e arredimit ishte edhe biblioteka me vëllimet e shkruara nga vetë Hoxha. I gjithi apartamenti është i ndërtuar dhe i veshur me fibër, materiali më i shtrenjtë i kohës.

(Biblioteka në dhomën e Enver Hoxhës)
Edhe tavolina e punës ishte e pajisur me shumë element të shtrenjtë ku dallohej telefoni me kriptim apo me sekretimin i prodhuar në Kinë.

(Tavolina e punës dhe telefoni me sekretim i Enver Hoxhës)
Ndonëse Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjëherë në dhomën e gjumit të ndërtuar brenda bunkerit 5 katësh sërish arredimi ishte më i shtrenjti i asaj periudhe.

(Dhoma e gjumit e Enver Hoxhës)
Gjithashtu nuk mund të mungonte edhe tualeti, i cili përbëhej nga një hapësirë e madhe i pajisur me ngrohës dushi, të cilin rrallë mund ta gjeje në atë periudhë për shkak edhe të kostos.

(Ngrohësja e dushit në tualetin e Enver Hoxhës)
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO