Bunk’Art2, muzeu që po mbledh
të gjitha moshat, interesim i lartë

Bunk’Art2, muzeu që po mbledh<br />të gjitha moshat, interesim i lartë
Edhe pse ditë e hënë, sërish muzeu Bunk’Art 2 ka një numër të konsiderueshëm vizitorësh.
 
Vlerësimet kapin skaje, si ato që shprehin frikë, edhe ata që ju kujtohen tmerret e komunizmit, por edhe si të rinj që e shohin këtë pjesë të historisë si një ngjarje që ndoshta nuk ka shumë lidhje me të tashmen.
 
"Muzeu shumë i bukur. Bravo që erdhi kjo ditë që t'u kujtojmë edhe fëmijëve tanë atë regjim, që kishte të meta. Sot është tjetër kohë.
 
Kemi shkuar në Europë, punojmë andej, këtu jemi rritur. Kemi punuar për këto kupolat me duart tona.
 
Muzeu shumë i përshtatshëm. Këtu tregohet se kush ka luftuar dhe kush ka ngrënë pula të pjekura dhe vezë ziera, ballistë dhe partizanë.
 
Me thënë të drejtën trishtim dhe frikë.
 
Vafërim dhe ndiem tmerr të vërtetë. Ata kanë punuar për veten e tyre për t'u strehuar aty.
 
Është një dëshmi e madhe, e trishtuar, por mbi të gjitha të con te realiteti dhe dëshmon ato mangësi.
 
Shumë bukur, është tamam e shkuara jonë që të rrënqeth mishin.
 
Në një kohë që njerzit kërkojnë ballafaqim për të parë një të drejtë dhe jo për me nxjerrë hakmarrje
" shprehen vizitorët.
 
Ky Bunk’Art, që ndodhet në mes të Tiranës, që lidh gjithë institucionet qëndrore me rrugët e nëndheshme është tërësisht i dukshëm.
 
Ajo ndodhet në oborrin e brendshëm të Minsitrisë së Brendshme, Ministrisë së Transportit si dhe Teatrit KOmbëtar. Është i hapur për të gjithë vizitorët për gjatë gjithë javës nga ora 10:00 deri në 19:00.


[gallery]19778[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull