Bunk’Rock, Lori Miho: Ju ftoj në
magjinë e skenës së Bunk'Artit

Bunk’Rock, Lori Miho: Ju ftoj në<br />magjinë e skenës së Bunk'Artit
Këngëtarja dhe instrumentistja Lori Miho është artistja e parë që do të çelë këtë të enjte më 22 dhjetor festivalin Bunk’Rock së bashku me grupin Crossbones.

Festivali do të mbahet në sallën e Kuvendit të Bunk'Art 1. Për Lorin skena është shumë e ngrohtë. Ajo ka një përvojë të shkëlqyer nga pjesëmarrja e saj në Bunk Xhaz që u mbajt një vit më parë në BunkART1. 

‘’Është hera e dytë për mua që perfomoj në Bunk’Art 1 dhe pse këtë herë është diçka ndryshe nga hera e parë. Mezi po pres të perfomoj sërish. Do sjellim diçka rreth muizkës rock të viteve ’80. Ftoj të gjithë njerëzit që të vijnë dhe të kenë mundësinë ta shijojnë'', u shpreh Lori. 
 
Lori Miho është vetëm 18 vjeç, por ajo thotë se është rritur me tingujt e muzikës Xhaz dhe Rock. 
E pyetur nëse i pëlqen muzeu i BunkArt-it, ajo që nuk jetuar as një ditë në komunizëm thotë se i duken të pabesueshëm ato që kanë ndodhur.

‘’Normalisht nuk e kam përjetuar edhe duket diçka e huaj për mua. Ndalimi i muzikës rock, nuk e imagjinojmë dot sot ne si brez’’, u shpreh Lori. 
 
Festivali Bunk’rok që do të mbahet mbrëmjeve të katër netëve në këtë muze të nëndheshëm. Artistja Lori Miho zbulon një pjesë të surprizave. 

‘’Do vijnë shumë grupe të rinj dhe të vjetër në këtë profesion që do risjellim këngët e viteve ’80. Banka aktuale do sjellin coverat e këngëve të ’80. Do sjellim gjithashtu diçka nga Scorpions, Bitellsat’’, u shpreh Lori. 
 
Në festivalin Bunk’Rock do të bashkohen interpretues të njohur të këtij zhanri të veçantë muzikor duke sjellë në skenë edhe tingujt e veçantë Heavy Metal Rock, aq të dashur për të gjitha moshat. 

Bunk rok do të shfaqet 1 herë në javë duke filluar në orën 21:00 të ditës së enjte në datën 22 dhjetor. Festivali do të jepet falas gjatë katër netëve për publikun. Në natën e parë do të interpretojë Lori me tingujt e muzikës pop rock dhe rok.

Nata e parë e BUNK'Rock do të vijojë duke e nxehur atmosferën deri në orët e vona me një nga grupet më të suksesshme të rock-ut Crossbones “Albania” me tingujt e muzikës Heavy Metal dhe Rock, si dhe me emrat e njohur të rokut shqiptar.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë