'Art & Science 2018', doktori italian, Mateo Gelardi, sjell veprën në Bunk’art 1 dhe 2

Për herë të parë në Tiranë zhvillohet “Bunk’Art & Science 2018”. Nëpërmjet këtij aktiviteti treditor në Bunk’art 1 dhe Bunk’art 2 çdokush mund që të mësojë se si qelizat e trupit tonë kthehen në vepra arti.

Në datë 21 shtator ora 17.00 doktor Mateo Gelardi, presidenti kombëtar i Urdhërit të Rinologëve italianë dhe ideator i “Art dhe Science” në hapësirat e Bunk’art 1 do të prezantojë veprat e tij, si një shembull të asaj që ndodh nga transformimi i artit dhe shkencës së bashku.

Ndërsa, artisti dhe kuratori Artan Shabani për kamerën e “Report Tv” flet për detajet e kësaj nisme që për herë të parë zhvillohet në vendin tonë

Më lejo që të falënderoj, së pari Carlo Bolinon që më surprizoi me këtë propozim kuratorial edhe prezantues. Në këtë kontekst është edhe funksioni im sa i përket prezantimit të veprave të doktorit Mateo Gelardi. Më surprizoi, më inkuriozoi, sepse arti duhet që të jetë kuriozitet, arti ka misterin edhe arti është një përgjegjësi që t’i kërkon të kuptosh, të shpjegosh. Nuk mjafton që të ndiesh. Nuk mjafton që në pjesët e pandërgjegjshme që ndiejmë për artin, për shijen, për muzikën etj.

 Artan Shabani, artist dhe kurator

Surpriza ime ishte, sepse për herë të parë unë ndeshesha me “Artin dhe Shkencën”. Shkenca që kthehet në art, arti që ekzalton shkencën. Bëhet fjalë për qeliza, citologjia. Në këtë kontest edhe pse s’kam specializim në këtë fushë, m’u desh që të hulumtoja dhe kërkoja në këtë kontekst të flisja disa herë me doktorin për të kuptuar. Me artistin do të thoja, se unë kështu e konsideroj. Unë e shikoj si një njeri i cili me procesin e tij të jetuarit me procesin e tij të përditshëm me pacientët, kërkimet, kolegët edhe me shkencën ka gjetur këtë valvul për të dalë në një këndvështrim tjetër. Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilionë qeliza. Po aq mister ka edhe universi, sepse veprat e Mateos, kërkimet që ai bën brenda hundës së njeriut të fusin në situata misterioze edhe kur shikon një bing-beng apo një kristalizim, të japin ndjesi ujë, të ngjyrave fosforeshente, ka kromi shumë të çuditshme etj.

 Artan Shabani, artist dhe kurator

Imazhe mikroskopike që merren nga pjesa e hundës së njeriut zmadhohen dhe mikrodetajet në forma të ndryshme formojnë situatën piktorike.

Doktori i merr këto imazhe edhe i bën print në kanavacë edhe ua prezanton publikut, këto nuk mbesin si të tilla, por kalojnë në një botë tjetër, në botën e modës, që vishen modelet për në pasarelë. E pastaj vjen muzikë. Çdo pacientë ka një ngjyrë.

Artan Shabani, artist dhe kurator

Moda, muzika dhe ritmi i saj, së bashku me ngjyrat e shumta marrin forma të ndryshme dhe vijnë të ekspozuara në veprat e Giovanna Gelardi dhe Matteo Gelardi vetëm në Bunk’art 1 dhe Bunk’art .  Dita e premte 21 shtator ora 17:00 ne Bunkart 1. Hyrja falas

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje