TIRANE - Protesta e opozitës më 8 dhjetor shpërtheu në dhunë dhe kulmin e saj e pati me djegjen dhe shkatërrimin e bunkerit të sapondërtuar si instalacion artistik pranë Ministrisë së Brendshme. Por mes turmës së dhunshme e cila rrëzoi rrethimin e bunkerit dhe i vuri atij flakën, pasojat e dhunës ishin vështirë të shiheshin. Goditjeve me sende të forta nga turma e revoltuar nuk i shpëtoi as Ministria e Transporteve të cilën protestuesit duket se e ngatërruan me të Brendshmen e cila ndodhet në krahun tjetër të bunkerit. Shumë xhama të dritareve u thyen ndërsa administrata nuk ishte në punë për shkak të pushimit zyrtar, 8 dhjetorit - lëvizjes studentore që rrëzoi regjimin komunist. Këtë të mërkurë punonjësit e ministrive janë përballur me gurë që kishin përfunduar në zyrat e tyre dhe dritaret e shkatërruara. 

Kryeministri Edi Rama dhe keshilltari i tij Artan Shkreli thane se bunkeri nuk do te restaurohet. Sipas Shkrelit, ketij bunkeri tashme ju dha nje histori per te treguar.

Përmes këtyre fotove të realizuara nga Antonio Çakshiri, Shqiptarja.com ju sjell pasojat e protestës që pas gurëve, vezëve e tymusesve ndaj kryeministrisë, u zhvendos pikërisht në bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme. 

bunkeri me logo
(Vrima e hapur në majë të bunkerit dhe xhamat e thyera të Ministrisë së Transporteve)

bunkeri


bunkeri

bunkeri me logo

bunkeri me logo
bunkeri
(Gjendje sot në bunkeri tek Ministria e Brendshme, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) FOTO

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)