Burg - burg - burg!

Burg - burg - burg!

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Çdokush e ka vënë re fjalorin e vrazhdë të Berishës dhe Metës, po edhe shpurave që u mbajnë iso-n politike, se sapo këta të na rikthehen në pushtet, kryeministri Rama do të përfundojë drejtpërdrejt në burg. E thonë me kaq siguri këtë “burgimin e Ramës”, saqë jo vetëm Apeli e ka vulosur vendimin e kësaj dysheje, por edhe e Larta, Kushtetuesja, bile edhe Strasburgu.

Ndonëse janë komikë me këto përbetime, gjithsesi duhet të shqetësohemi sesi dy politikanë që kanë qenë president dhe kryeministër, që pretendojnë të rikthehen në pushtet, të kenë këtë qasje ekstreme për kundërshtarin politik.

Burgu është terminologji juridike që i takon ta kërkojë vetëm organi i akuzës që është prokuroria dhe vendimin e jep gjykata në të gjitha shkallët e saj.

Një politikan ka të drejtë të kërkojë hetim penal për kundërshtarin e tij politik, në pushtet apo në opozitë qoftë. Ka të drejtë që në bazë të një prove apo fakti që disponon, t’ia paraqesë prokurorisë për hetim dhe nëse ka vepër penale, të ngrihet akuzë ndaj tij.

Nga krahu tjetër, ai i mazhorancës socialiste, nuk kemi hasur që t’i jenë drejtuar opozitarëve ish-pushtetarë, me “urimin” për të përfunduar në burg. Ka pasur prej eksponentëve të lartë të saj që me përgjegjshmëri u janë drejtuar prokurorisë për ato dosje që mazhoranca beson se ish-pushtetarët janë të implikuar. Ka pasur gjithashtu edhe thirrje për prokurorisë për të qenë më aktive në hetimin e aferave të ndryshme gjatë qeverisjes 2005 - 2013. Por vetëm kaq, pa hyrë në funksionet e prokurorisë për të dhënë pretenca, apo me keq, vendime me burg.

Me këtë rast, po e ilustroj me një shembull konkret. Ka në radhët e opozitës një deputet, që një herë hiqet si Bashist e më pas si Berishist, i cili njihet me nofkën “Babale”, sipas personazhit bashkëpunëtor në krim me të njëjtën noftë. Ai mban mbi shpinë një dënim penal në Shkallë të Parë prej 1 viti burg. 

Deputeti në fjalë flet në Kuvend, del në konferenca shtypi, në debate apo intervista televizive dhe bën protagonistin e zhurmshëm me të vetmin qëllim: Të jetë sa më ekstremist ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, që nëse gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ai ta trajtojë veten si i dënuar politik.

E pra, nuk kemi dëgjuar deri më sot që, në Parlament apo kudo tjetër, këtij Babaleje që flet në Kuvend dhe ekrane televizive, t’i jetë përmendur nga mazhoranca dënimi i gjykatës. Nuk kemi dëgjuar nga mazhoranca as që t’i ketë bërë thirrje gjyqësorit për të mos zvarritur vendimin e formës së prerë ndaj tij.

Këto mbase mund të jenë detaje të vogla që nuk para bien në sy. Por është mirë që të vihet në dukje ky ndryshim thelbësor pozitë - opozitë, sepse edhe në këtë rast bëhet dallimi mes palëve politike se kush ka modelin demokratik si artikulim publik, e kush modelin komunist ku partia të arreston e të dënon.

Gjuha e liderëve ndikon drejtpërdrejt në edukimin politik të elektoratit të partive që ata përfaqësojnë. Për të mos thënë që edhe përtej këtij elektorati deri diku militant. Sa më i kulturuar në oratori e qytetari të jetë lideri dhe gjithë ambienti përreth tij, po ajo frymë përcillet deri në bazë. Sa më ekstremist e primitiv të shfaqet ai dhe bashkëpunëtorët, të tillë bëhen edhe ndjekësit e tij.

Këtyre që fjala burg u ka “mbirë” në gojë, kam frikë se një ditë do u “mbijë” vetë në derë. Siç duken bathët, ajo nuk do të jetë e largët...

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 26/08/2022 11:46

    E po elbete mos jua vini re,se me then te drejten nuk din ndonje gje tjeter. Por kete e kan vetem per kundershtaret jo per pjesen e tyre. Vet Jan te zhytur deri ne gryk. Jemi mesuar me keta klloun te politikes kan vjedhur e vrar sa ju ka dashur qejfi e tani bertasin kapeni hajdutin. Keshtu si po vjen koha them qe do clirohet shum shpejt shqiperia.

    Përgjigju
  • karadakliu: 26/08/2022 11:06

    Keta dy per Ramen nuk paqaqesin asnje rrezikim mandati.Per sa te jene keta. Rama do fitoje edhe mandatetin e katert e te peste. PO habitem! si ishte e mundur,qe keta dy te kalirojne tash 30 vjet ne poste qendrore qeveritare e politike, dhe askush mos t,ju tremb "mizen" se,pervec te bemave gjate sundimit te shqiptarve dhe Shqiperise,ata ishin sherbetore te verbert te UDB=s serbe dhe sic deshmohet tash se, edhe i sherbyen Sigurimit te Shtetit Komunist.

    Përgjigju
  • Gjergj: 26/08/2022 10:49

    E vèrteta e hidhur e tranzicionit palaçollèk shqiptar, èshtè e lidhur kryekèput me terminologjinè e komunizmit, mendèsinè e asaj kohe. Qè Berisha dhe Meta pèrdorin kètè mènyrè "komunikimi", nuk pèrbèn pèr shqiptarèt asgjè tè re. Ajo qè duhet doemos tè jetè e re, èshtè reagimi i sistemit tè ri tè drejtèsisè. Nèse kjo do tè ndodhte, atèherè edhe "elektorati" i tè pèrfolurve mè lart, do merrte mesazhin e qartè, se gjèrat nuk do shkojnè mè siç shkuan deri sot. Tek e sheh z.Kraja pèrkrah ambasadores ameikane, duke marrè rracionin ditor tè mbèshtetjes morale, nuk mund tè jesh i sigurtè qè ajo qè duhet tè bèhet si reagim i vendosur ndaj krimit, po bèhet nga bindja dhe vendosmèria e drejtèsisè shqiptare. Kètè, e ndjejnè tè parèt, ikonat e kapjes sè shtetit shqiptar, ndaj vèrshon lumi i epiteteve dhe denigrimeve personale ndaj SPAK dhe prokurorève tè saj. Kjo èshtè ajo çfarè kanè bèrè ata nè gjithè kèto vite tranzicion. Distancimi nga shantazhe tè tilla, duhet tè ishte njè mekanizèm automatik nè situata tè tilla, nga tè gjitha forcat demokratike nè sistem. Mirèpo ASGJÈ nuk ndodh. Ndaj zgjidhja e vetme pèr shoqèrinè shqiptare, mbetet shpresa se institucionet e drejtèsisè, nuk do tregohen tè paafta pèr tu pèrballur me kètè situatè. Njè dèshtim i tyre, do ishte fundi i kètij vèndi.

    Përgjigju
  • Dakord: 26/08/2022 10:13

    Po ç'e pyet, mjafton te shohesh kush i ndjek, vetem llumi. Rama do marre mandatin e 4 vetem se keta kriminele jetojne akoma te lire. Pushteti duhet qarkulluar por per me mire ama. Dhe ne me mire nuk kemi, perkundrazi me tmerron vetem ideja se nje dite banda keiminale PD+LSI mund te vije ne pushtet. Vetem ideja se realisht nuk ka shance.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë