TIRANË - Propozimi kryeministrit Edi Rama i dorëzuar zyrtarish në Kuvend që kërkon dënimin me tre vite burg për shpifjen ndaj zyrtarëve, mesa duket nuk ka mbështetjen e aleatit të tij kryesor në qeveri, Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Deputetja e kësaj force politike Kejdi Mehemetaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook del kundër këtij propozimi.
"Jam e bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do jetë kundër çdo lloj nisme që shpifjen e dënon me burg! Shpesh përgjatë këtyre dy viteve si pjesë e Kuvendit të Shqipërisë kam dëgjuar shpifje ndaj meje. Në të gjitha rastet të PADREJTA! Megjithatë, unë zgjodha të jem figurë publike dhe kur e bëra këtë zgjedhje mora gjithashtu përsipër të përballem me komente dhe reagime negative. Të qenurit funksionar i lartë apo i zgjedhur, të bën të jesh vazhdimisht në luftë politike dhe lufta nuk është gjithmonë e drejtë. Gjithkush mund të shpif ndaj meje (ndoshta edhe më keq seç është bërë deri tani), por a mund të barazohet fjala me lirinë?", - shkruan në një status në Facebook deputetja e LSI-së.
/Shqiptarja.com