Burg pa afat autorit të sulmit ndaj kompleksit 'Eiffel': S'jam i përfshirë, armët i gjeta në një tunel në Kashar

Burg pa afat autorit të sulmit ndaj kompleksit 'Eiffel': S'jam i përfshirë, armët i gjeta në një tunel në Kashar

Gëzim Haroku dhe armët që iu sekuestruan në shtëpi

TIRANE-Gjykata ka lënë në burg pa afat Gëzim Harokun i arrestuar për sulmin me armë ndaj kompleksit "Eiffel" në autostradën Tiranë- Durrës, teksa më pas iu zbulua arsenali i armëve të rënda në shtëpi në Yrshek. Prokuroria ka ngritur dy akuza për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje lidhur me dy ngjarjet.

Gazetari i Report Tv Merin Maçi raporton se Haroku ka mohuan përfshirjen në sulmin me armë ndaj kompleksit, ndërsa sa i përket arsenalit që iu sekuestrua në shtëpi ka pretenduar se armët i ka gjetur në një tunel në Kashar.

Ndrkohë që armët që iu gjetën u dërguan në laboratorin shkencor për të parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Në kërkim vijon që të jetë Erigers Mihasi, një person shumë i njohur në botën e krimit.

Kush është Gëzim Haroku?
Gëzim Haroku është pronari i shtëpisë në Yrshek, i cili e kishte kthyer këtë banesë në një bazë armatimi. Ai akuzohet se bashku me Erigers Mihasin janë autorët e atentatit tek kompleksi “Eiffel” më 15 qershor. Emri i tij nuk është i lidhur me ngjarje të tjera kriminale, ndryshe nga Mihasi, por sipas policisë ai është pjesëtar i grupit kriminal.

1592567878_Gezimharoku001001.jpg

Gëzim Haroku

Kush është Erigres Mihasi?
Erigres Mihasi, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i sulmit me armë ndaj kompleksit "Eiffel", është një personazh i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços.

Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinajt.

1592568441_erigresmihasi1.jpg

Erigres Mihasi

Si ndodhi sulmi në kompleksin 'Eiffel'?
Më 15 qershor rreth orës 00:35 u qëllua ndaj kompleksit 'Eiffel' që gjendet në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, fatmirësisht pa persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pronari i këtij Kompleksi është Enver Çaushi. Ky i fundit është daja i Elton Deliut, të vrarë në Tiranë.

Vrasja është kryer brenda apartamentit të tij, ku e vdekur ka mbetur dhe nëna e tij. Pronari i këtij biznesi, Enver Çaushi deklaroi se shenjestër nuk ka qenë kompleksi i tij, por ndonjë nga banesat përreth. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, e ndërsa si autorë të dyshuar janë Gëzim Haroku i arrestuar, dhe është shpallur në kërkim miku i Ervis Martinajt, Erigres Mihasi

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • babi: 09/07/2020 19:28

    si maloker duket , neqoftese jane , burgim te perjestshem!

    Përgjigju
  • Taulant: 09/07/2020 17:39

    Cila ishte arsyeja e sulmit me arme ndaj Eiffel?

    Përgjigju
  • Iris: 22/06/2020 02:02

    Keta kriminelat tane idiote kujtojne se jane me te zgjuar se policia,po mire more idiot armet qe pretendon se I gjete pse nuk I dorezove ne polici ose te lajmeroje policine ,sic bejne njerezit kur gjejne predha te luftes?Tani bej 7 vjet burgun,por bej dhe 7 vjet klase shkolle ,ndoshta meson nje zanat te ndershem.

    Përgjigju
  • Ky motorri I zii: 21/06/2020 20:56

    Qenka si qe vrane ate bankjerin si e pat emrin ai SandrI me duket.. leta shikoj policija sendoshta esht I njejti .. nga njehere keshtu vij me dor pa dashje..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja