BERAT – Mbetet në burg gjenerali Syrja Gjoka i vënë në pranga për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik ndaj shtetit me vlerë 6 milionë lekë të reja.
Komandanti i brigadës Logjistike u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar më herët nga Gjykata e Beratit.
Gjoka i cili drejton Brigadën Logjistike pranë Forcave të Armatosur prej gushtit të vitit 2012, akuzohet se kur ka shërbyer në repartin ushtarak 3002 të Kuçovës si komandant i bazës Ajrore ka abuzuar me detyrën me veprime të kundraligjshme, pa miratimin e eprorëve.
Ushtaraku Syrja Gjoka u arrestua nga Policia Ushtarake më 16 Maj në banesën e tij në kryeqytet.
Syrja Gjoka ka një karrierë 37 vjeçare në Forcat e Armatosura, e cila fillon prej vitit 1977 e deri në drejtimin e një prej tre komandave që disponojnë Forcat e Armatosura shqiptare si Komanda e Logjistikës, e cila konsiderohet si një komandë kyçe për ushtrinë
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Komandanti i Logjistikës në hetim, abuzoi me 140 mln lekë