Drejtoria e burgjeve kundërshton lirimin e Myrteza Caushit. Në një intervistë për ReportTv kreu i burgjeve Agim Ismaili shprehet se i njohuri si Zani Caushi nuk është rehabilituar dhe nuk ka garanci pasi të fitoj lirinë nuk do të përfshihet në krime.

Sipas Ismailit situata në burgje aktualisht është e qetë, nuk ka më asnjë rast Covid 19 ndërsa për afro një vit që është aplikuar izolimi i atyre që kanë shkelur rregullat numri ka shkuar në 103 të burgosur.

Më tej Ismaili sqaron se ka referuar në prokurori edhe gjyqtar të cilët me akrobacitë e tyre ligjore i kanë dhënë lirinë personave që se kanë merituar duke shkelur ligjin.

Ndalur tek qelitë '41-bis' për bosët e krimit, Ismaili shprehet edhe pse ambientet janë gati ende nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK për të dërguar dikë në qelinë e izolimit.