Duke iu referuar zhargonit popullor se “Pilafi s’mban më ujë” për shkak të korrupsionit ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një takim me drejtuesit e burgjeve i ka kërkuar atyre të mos merren me tenderë dhe ryshfete por të fokusohen në sigurinë e burgjeve nga ku shpesh herë kriminelët japin urdhra me telefon.
Për ministrin e Drejtësisë rasti i drejtori të burgut të Drenovës, shkarkuar për korrupsion nuk është i vetëm dhe shumë shpejt do të ketë procedime të tjera.
“Është në misionin tim që të merrem me shërbimin dhe do merrem seriozisht me shërbimin. E fillova punën time më njerin prej kolegëve tuaj që ta them me të vërtetën donim ta bënim shembull. Dhe për fat të keq ka ende shembuj të tjerë që mund të bëhen. Më vjen keq që e them por ka ende shembuj që mund të bëhen. Prandaj ju lutem shumë hiqni dorë nga mosshërbimi ose shërbimi jo i duhur”, tha Manjani.
Në më pak se dy ditë, Manjani ka paralajmëruar furtunë në institucionet e vartësisë pasi sipas tij korrupsioni është një shqetësim që qytetarët i ankohen çdo ditë.
“Moria e ankesave për disa prej jush edhe nga punonjësit tuaj është e madhe, e jashtëzakonshme. Unë e di shumë mirë që ne jemi shqiptarë dhe kemi qejf të flasim pas krahëve, vecanërisht kur vjen zyrtari i ri këtë punë bëjnë rregullisht. Por “ku ka zë nuk është pa gjë”, ndaj ju lutem shumë shërbeni sipas ligjit”, u shpreh Manjani.
Në takim, Manjani deklaroi se në punë do të qëndrojnë vetëm ata që e meritojnë, kurse të tjerët sipas tij nuk kanë për t'u punësuar më në administratë.
“Kam firmosur dje dy urdhra që përcaktojnë kriteret profesionale, teknike, fizike dhe etike për cdo punonjës burgu, civil apo edhe ushtarak. Historia që në këtë institucion të vazhdojmë të bëjmë bamirësi qoftë edhe për interesa politike apo për të kënaqur rrjetet sociale nuk e di te kujt ka marrë fund, sa të jem unë ministër kjo nuk ka për të ndodhur. Kush të jetë i zoti do ta meritojë të rrijë aty, kush nuk është i zoti mirupafshim, të ushtrohen aktivitete të tjera. Ama ka një gjë, ai ose ajo në drejtorin e burgjeve apo shërbime të tjera që varen nga Ministria e Drejtësisë që largohen nga detyra që kryen ta harrojë që në pjesën e mbetur të jetës të puthin administratën publike”, nënvizoi Manjani.
Redaksia online
(S.m/f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO