TIRANË- Çelja e Institucioneve Private të Ekzekutimit të Vendimeve Penale është një çështje kohe dhe procedurash ligjore, tha të enjten gjatë një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqitpare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i cili shtoi se lidhur me këtë po analizohen dy alternativa.
I pyetur mbi ecurinë e projektit të frymëzuar nga modeli i britanisë së madhe, Zoto theksoi se ligji është gati. "Ne kemi miratuar ligjin, tashmë mbeten vetëm aktet nën ligjore dhe për këtë duhet vetëm pak kohë", theksoi Zoto.
Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Artur Zoto gjate prononcimit per ATSH-ne
Sipas Drejtori të Përgjithshëm të Burgjeve për të çelur sisteme penitenciar privat sa më efiçentë po analizohen dy alternativa. " E para mundësi është ajo e liçencimit të një pale të tretë që me financaim të qeverisë do të menaxhojë një institucion ekzistues të dënimit penitenciar, ndërsa alterantiva e dytë është liçencimi i një pale të tretë që në bashkëpunim me qeverinë do të investojë për krijimin e një sistemi penitenciar të ri. Të dyja alterantivat mund të zbatohen edhe sëbashku, por për këtë do presim miratimin e akteve nënligjore", theksoi Zoto.
Drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve argumentoi dhe anët pozitive të privatizimit. "Ulja e kostove, menaxhimi më i mirë i burimeve dhe shmangia e burokracive të tepruara janë disa nga pikat pozitive të këtij privatizimi, pas siç dihet përmes demokratizimit të sistemeve rritet konkurenca dhe për rrjedhoi edhe efiçenca", tha Zoto, i cili shtoi se gjatë ditë së sotme ka nisur punë edhe një këshilltar Anglez, që do ndihmojë edhe në këtë proces.
Gjatë prononcimit, Zoto bëri të ditur se burgjet privarte janë model i ngritur dhe i provuar në Angli. "Janë një zgjidhje mjaft pozitive e mbipopullimit në burgje dhe rritjes infrastrukturore të IEPV-ve. Po ashtu ndihmon shumë si në sigurinë e burgjeve, ashtu edhe në kosto", përfundoi Zoto. /ATSh/
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.7%
-
Frikë se humbin
42.4%
-
Arsye të tjera
7.9%
Vota total: 2053
Lajme të tjera
-
AMA jep njoftimin për mediat: Mos i transmetoni këto aktivitete! Janë të ndaluara nga KQZ
29 Mars, 18:26
-
Papa Françesku sërish me probleme shëndetësore, shtrohet në spital në Romë
29 Mars, 18:16
-
Kompanitë e basteve online, Ylli: Do jepen deri në 7 licensa për ato që kanë eksperiencë! Nuk ka monopol
29 Mars, 18:12
-
Del VIDEO-ja e momentit kur qëllohet për vdekje shqiptari në Greqi, klientët largohen të tmerruar
29 Mars, 18:09
-
Rikthimi i basteve sportive, Fidel Ylli: Do të jenë vetëm online për personat mbi 18 vjeç! Fituesit duhet të paguajnë si taksë 15% të fitimit
29 Mars, 18:00
-
Dy mite te rreme mbi përçarjen e PD, që duhen shembur për t’i hapur rrugë reformimit
29 Mars, 17:58
-
Pse nallanet janë këpucët perfekte për pranverën 2023
29 Mars, 17:53
-
Haaland nën hetim nga policia angleze për shkeljen e bërë pranë stadiumit të Mancester City-t
29 Mars, 17:42
-
Samiti për demokraci, Osmani thirrje vendeve që nuk e njohin Kosovën: Njihni shtetësinë tonë! Do fitoni aleat të përkushtuar, jo vetëm një vend mik
29 Mars, 17:20
-
FOTOT/ Kush janë pronarët e faqeve ‘Jeta Osh Qef’ e Lolita. Veliaj: Erland Dalliu dhe Anisa Caka gjoba autobusëve të Tiranës, do të paditen në prokurori
29 Mars, 17:14
-
Spiunët rusë paralajmëruan Putinin që të shtynte pushtimin e Ukrainës
29 Mars, 17:05
-
Këto shenja të horoskopit do të pendohen shumë për diçka sot
29 Mars, 17:04