Pronari shqiptar i një firme ndërtimi, Leonard Gjini 33 vjeç është dënuar me dy vite burg në Angli, pasi për dy vjet nuk ka shlyer taksat duke përfituar kështu 300 mijë sterlina.
 
Sipas autoriteteve britanike, vlerën prej 300 mijë sterlina ai duhej ta paguante në arkën e shtetit anglez, pasi ato ishin të destinuara për tatimet mbi të ardhurat dhe TVSH.
 
Autoritetet shtojnë se këtë skemë ai e ka përdorur që nga muaji prill i vitit 2010 në një biznes që ai e kishte zhvilluar në mënyrë të suksesshme, por që kishte përdorur skema të ndryshme mashtrimi.
 
 Ekspertët kanë thënë se "Dështimi për të paguar taksat nuk do të tolerohet dhe se është e padrejtë për bizneset e tjera legjitime të cilët paguajnë taksat e tyre në kohë".
 
Gjini akuzohet jo vetëm nga shteti për mashtrim, por edhe nga punonjësit e tij dhe klientët me të cilët kishte bashkëpunuar.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)