Alkatraz, është një nga tre ishuj të vegjël në San Francisco për më i njohuri. i ndodhur rreth 2.5 kilometra larg bregut të detit përbehet nga një pjesë toke rreth 9 hektarë.
Vizitorët e ardhur për të parë nga afër këtë ishull të vogël i cili është bërë i njohur me anë të filmave si: "shtegtar i Alcatraz-it" apo "Arratisje nga Alcatraz" gjatë pritjes në radhë për të marrë një biletë për muze, shikojnë nëpërmjet maketeve të vendosura aty dhe mundohen të mësojnë diçka nga ky muze. Hyrja në muze kushton 30 dollarë.
Ndërkohë vizitorët të cilët vijnë për të vizituar Alcatraz-in ose siç njihet ndryshe "Rock" (Shkëmbi) fillojnë vizitën e tyre në vendet ku shpërndahen rrobat karakteristike të të burgosurve si dhe banjot ku laheshin të këta të burgosur.
Vizitorët me anë të kufjeve të vendosura shkojnë në botën e torturave dhe “dhimbjeve” të këtij burgu duke dëgjuar nga zërat e atyre të cilët kanë arritur ti mbijetojnë torturave dhe rreziqeve të këtij burgu, në 11 gjuhë të ndryshme të botës.
Personat që vijnë për shëtitje në Amerikë dhe që iu bie rruga nga ky burg kanë mundësinë të vizitojnë depon e ujit, kullën e vrojtimit, spitalin, mensën apo dhomat e izolimit.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com