Premier League e futbollit në Angli zhvilloi të mërkurën dy nga ndeshjet e vlefshme për raundin e 34-t. Manchester City fitoi 0-1 kundër Burnleyt dhe merr kreun e klasifikimit, ndërsa ekipi i Armando Brojës zyrtarisht është i rrëzuar nga Premier League. Në ndeshjen tjetër Bournemouth dhe Leeds barazuan 2-2.
Në stadiumin 'Turf Moor' vendasit e Burnleyt u mposhtën 0-1 nga Manchester City dhe zyrtarisht janë të rrëzuar nga Premier League. Pas Wolves edhe Burnley nuk ia del të mbijetojë, teksa me këta të fundit luan Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares që u aktivizua tetë minuta në fundin e takimit. Ndeshja u vendos nga goli i Erling Haaland pas vetëm pesë minutave lojë, ndërsa Manchester City merr kren e Premier League me 70 pikë, aq sa ka edhe Arsenali.
Në stadiumin 'Vitality' Bournemouth barazoi 2-2 kundër Leeds, me katër golat që u shënuan në pjesën e dytë. Kroupi kaloi në epërsi vendasit para se Leeds të barazonte me autogolin e Hill. Rayan gjeti golin e dytë për Bournemouth, por Longstaff në shtesën e shtatë barazoi për miqtë e Leeds United.
Pas këtij raundi Manchester City merr kreun e Premier League me 70 pikë, aq sa ka edhe Arsenali që prej javësh mbante vendin e parë. Pas tyre Manchester United dhe Aston Villa e Liverpool. Zyrtarisht Burnley dhe Wolves nga sezoni i ri do luajnë në Championship, duke u rrëzuar nga elita e futbollit anglez.
Premier League, raundi 34:
E mërkurë, 22 prill 2026
Bournemouth 2-2 Leeds United
Burnley 0-1 Manchester City
Renditja:

Komente