Burrel- Tërhoqi 15 mijë euro nga banka, katër persona të maskuar e të armatosur i zënë pritë dhe e grabisin

Burrel- Tërhoqi 15 mijë euro nga banka, katër persona të maskuar e të armatosur i zënë pritë dhe e grabisin

Foto ilustruese

BURREL- Një preson ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme, nga ku persona të maskuar dhe të armatosur i kanë marrë 15 mijë euro.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se personi me inicialet D.B. ka tërhequr paratë nga banka, ka ndenjur për pak kohë në qytet dhe më pas është nisur drejt fshatit të tij, Derjan. Rrugës, rreth orës 22:00,katër persona i kanë zënë pritë duke i marrë shumën prej 15 mijë eurosh, celularin dhe çelësin e makinës.

Mat/ informacion paraprak
Shtetasi D.B,  është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim, pasi pretendon se duke lëvizur me automjetin e tij në fshatin Burgajet, e kanë ndaluar katër persona, të cilët dyshohet se i kanë marrë me forcë një sasi vlerash monetare, celularin dhe çelësin e makinës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë  Mat, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Krimit po vijojnë punën për,  zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb