Burri bën burg për dhunë në familje, nëna 'rrëmben' fëmijët e ikën në Itali! Çifti i bashkëshortëve akuza live në 'Pa gjurmë'

Fizikisht çifti jetojnë të ndarë, ndërsa ligjërisht ende nuk janë divorcuar. Nuk e mohon faktin se ka folur me fëmijët, por ajo që ky baba kërkon në studion e ’’Pa gjurmë’’ është të bashkohet me ta. Kontakti me ta ka qenë vetëm përmes telefonit, pasi aktualisht bashkëshortja e tij bashkë me fëmijët ndodhen në Itali.

’’Kur dola nga burgu bashkëshortja më kërkoi një deklaratë per 15 ditë, duke më thënë se vajza ishte e sëmurë dhe duhej të ikte në Itali dhe se më pas do kthehej. Por ajo nuk kthye më. Më bllokoi kontaktet.

Odeta Dume: Pse ju denoncoi ?

"Isha i sëmurë, më ra parainfarkt në punë. Një natë para se të sëmuresha punoja dy turne. Xhevahirja kishte bërë debat me nënën time për të mbajtur fëmijët. Nëna nuk kishte mundur dhe kjo kishte marrë vajzën dhe e kishte cuar tek nëna e vet. Djalin tjetër nga martesa e parë unë ia pranova. Sot është 9 vjec dhe e kam mbajtur si fëmijët e mi. Nuk dorëzonte asnjë lekë edhe pse punonte. I thashë: ’’Më sill vajzën’’. Ajo më tha: ’’Nuk ke shanse’’. Ndoshta donte të ndahej. Kishte shoqëri të keqe’’. Ajo mori policinë në telefon, unë isha i paralizuar nga parainfarkti. Policia më shoqëroi në polici bashkë me nënën dhe më dënuan 1 vit e gjysëm, bëra 6 muaj"- sqaron Fabjan Topi

Në rrëfimin që bën në studion e Pa gjurmë, Fabjani akuzon bashkëshorten se jo vetëm i ka ’’rrëmbyer’’dy fëmijët, por ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj nënës së tij, fakt për të cilën disponon edhe një dokument për detyrim paraqitje.

’’Debati ka nisur me nënën time, se nuk e donte në shtëpi. Ajo më ka rritur e vetme, pasi babai me ka lënë të vogël. Ajo e ka lënë nënën me shenja. Ka dhe një detyrim paraqitje, e ka avokati këtë dokument. Unë mora edhe kredi për të rregulluar shtëpinë. Nëna mori kërcënime nga Xhevahirja, kur unë bëja burg dhe policia i shkoi në shtëpi. Xhevahirja kishte marrë shoqet në shtëpi dhe kishte shkatërruar gjithçka. Për fëmijët që kishim bashkë nuk kujdesej shumë. Vetëm për djalin që kishte nga martesa e parë. Ajo u largua më dt; 30 maj të vitit 2019 nga shtëpia ime. Policia i ka thënë se nëse e kërcënon nënën do shkosh në burg. Ajo kishte një detyrim paraqitje për 18 muaj. Fillimisht shkoi më Durrës, në një shtëpi me qira, për dy muaj, ndërkohë që unë isha në burg. Më thoshte nuk ke punë me ne. Kur unë dola nga burgu më datë 30 tetor 2019, ajo më kërkoi prokurën për 15 ditë, që unë ia dhashë për 19 ditë dhe më pas më bllokoi të gjitha thirrjet nga telefoni dhe rrjetet sociale."

Akuza nga bashkëshorti në studion e ’’Pa gjurmë’’ i përgjigjet vetë Xhevahirja, nën reagimin e saj nga Italia.

’’Për çfarë i kërkon fëmijët. Ata janë rritur në Lushnjë. Nuk kanë dalë me muaj nga shtëpia. I ka pasur në shtëpi dhe nuk i rriste dot."

Odeta Dume: Po ju keni shkelur ligjin me këtë veprim.

’’E kuptoj shumë mirë, që kam shkelur ligjin, por për fëmijët e mi bëj çdo gjë. Ata nuk e kërkojnë babain. Ai i ka larguar vetë nga shtëpia. Unë isha në punë, vjehrra s’i mbante dot dhe ai flinte gjumë. Unë nuk mund të rri në Tiranë dhe fëmijët  të jetojnë në Lushnjë. Nuk e ka ndaluar njeri. Unë kam qenë me urdhër mbrojtje. Unë nuk kam zgjidhje tjetër. Unë nuk kam dëshirë të kthehem në Shqipëri.

Odeta Dume: Po pse duhet ta dënoni kështu këtë baba?

Ai ka dënuar vetveten. Nuk kam zgjidhje tjetër’’.

Odeta Dume: Vjehrra juaj është pajisur me urdhër mbrojtje

Gruaja: Jo nuk është e vërtetë. Ajo më ka dhunuar mua. Unë për vete nuk kthehem në Shqipëri. Nuk ia mohoj të drejtën.

Burri: Unë ta dhashë prokurën, madje për 19 ditë. Ti le dhunuar edhe nënën time. Që e ka dorën e qepur.

Gruaja: Jo unë kam videon që ti më ke dhunuar shtatzënë bashkë me nënën tënde.

Burri: I lutem shtetit të më kthejë dy fëmijët e mi.

Nëna: Po ti donte fëmijët pranë, mos t’i nxirrte jashtë. Na ka lënë tek dera.

Ajo vjen nga një martesë e parë, nga e cila ka edhe një djalë 8-vjeçar. Ai e pranoi si fëmijën e tij dhe nga martesa e dytë me Xhevahire Kasën, Fabian Topi, u bë babai biologjik  i dy fëmijëve të tjerë, djalit 5 vjeçar me inicialet  E.T dhe vajzës 2 vjeçare me inicialet S.T. Ata u martuan më 21 qershor të vitit 2015 dhe jetonin në Vorë, bashkë me nënën e Fabianit, Stolen. Një vit më parë lindën konfliktet mes çiftit, pasi bashkëshortja e tij Xhevahirja nuk kujdesej më për fëmijët, ndërsa sipas të shoqit kishte nisur të frekuentonte një shoqëri të keqe. Harxhonte para për veten, ndërsa për fëmijët nuk mendonte fare. Madje kërkesat ndaj bashkëshortit u shtuan. Ajo kërkonte që ai të merrte kredi për t’i blerë një makinë. Arsyeja tjetër e konfliktit mes çiftit ishte edhe bashkëjetesa në të njëjtën banesë me vjehrrën e saj. Sot ai bëri këtë apel në emisionin ’’Pa gjurmë’’ në kërkim për të takuar fëmijët e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja