Një burrë e ka dënuar gruan e tij me të cilën jetonte prej 10 vitesh, duke e izoluar në një kuti plastike, të cilën e përdorte për të vjelur mollë, pasi kishte marrë guximin për t’i ngritur zërin.
Sipërmarrësi Reinhold Thurner, 53 vjeç, e izoloi gruan e tij polake, nën diell, jo shumë larg nga autostrada Milano Venecia.
Burrin e kishte ndihmuar edhe një person i tretë, me ndihmën e të cilit ai i mbyllte gojën me ngjitës.
Mësohet se burri e mbajti gruan në atë kuti për 2 javë, dhe i jepte një mollë dhe një shishe ujë, bashkë me një çarçaf që mos të kishte ftohte.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja është zbuluar 2 ditë më parë. Sipërmarrësi tashmë është arrestuar dhe ndodhet në burgun e Montorios.