Burri e lë tek dera e babait, 30-vjecarja nga Lushnja pas divorcit largohet pa lënë asnjë gjurmë (VIDEO)

Etleva Bicaku u largua nga banesa të premten e kaluar dhe nga ai ai moment familjarët nuk kishin asnjë informacion për të, deri në moment që erdhën në emision. E reja prej 6 vitesh vuan nga depresioni, ndërsa kohët e fundit kishte ndërprerë edhe mjekimet. Nëna e la të vogël, kur ajo ishte vetëm 13 vjece, një nga arsyet që rëndoi gjendjen psikologjike të saj. Një vajzë e shkëlqyer në mësime, ajo përfundoi më keq, pas ndarjes nga bashkëshorti 6 vite më parë, një ndarje të cilën ajo nuk e përballoi dot. I vëllai Elmaz Bicaku, nga studio e emisionit, përlotet teksa rrëfen vuajtjet e të motrës, ndërsa është në kërkim të saj.

Ajo erdhi me probleme nga shtëpia e ish-bashkëshortit. Nuk ishte Etleva e mëparshme. Pas divorcit ajo pati probleme të mëdha me depresionin. E kemi shtruam disa herë në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Pas asaj martese ka qenë një makth i vërtetë për familjen tonë. Etleva është fëmija i katërt. Kohët e fundit refuzonte të pinte ilacet. U zgjua herët në mëngjes, nusja e vëllait kur u zgjua në mëngjes, nuk e gjeti në shtëpi. Etlevën nuk e ka parë askush, as në fshat dhe asnjë nuk e din se nga doli.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

30-vjecarja u largua nga shtëpia rreth orës 7 të mëngjesit, pa u vënë re nga askush. Gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ mbërritën mjaft informacione, të cilat treguan një vendndodhje të mundshme të së humburës në kryeqytet. Sipas telefonatave, 30-vjecarja ishte parë në disa zona në Tiranë si: në Don Bosko, në Bulevardin Zogu I, tek Pallati i Kulturës, vilat në zonën e Selitës si dhe tek Shkolla e Bashkuar. Stafi u nis menjëherë për të bërë verifikimet në terren, nga ku u mësua se bëhej fjalë për një tjetër zonjë të ngajshme me Entelën, e cila për koicidencë kishte të veshur të njëjtin xhup të kuq, sikundër e humbura që kërkohet në ’Pa Gjurmë’. Gazetari Ermal Qori bisedoi me këtë zonjë, që ishte parë në qendër të Tiranës dhe zbuloi se nuk ishte Etleva që ne kërkojmë, por një tjetër person që bën jetën e një endacake. Megjithatë, verifikimet vijojnë ende në zonat e tjera, ku dyshohet se lëviz 30-vjecarja nga Lushnja. Bashkë me stafin dhe familjarët janë shpërndarë në terren, për të rënë në gjurmët e Entelës. Një vajzë e mbyllur në vetvete 30-vjecarja është një nga shtatë fëmijët e familjes Biçaku, ndërsa jetonte në një shtëpi me babait dhe një nga vëllezërit e saj, pas ndarjes më ish-bashkëshortin.  

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fehmi hajzeri: 02/02/2021 17:55

    Nuk besoj sepse dihet se KQZ per Ken’s punon , esht shtet i kapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen