SHBA - John Cisna është pronari i një restoranti McDonald dhe bëri një eksperiment për t'u dobësuar duke ngrënë vetëm ushqime në restorantin e tij.

Ai ka ngrënë ushqim McDonald për 90 ditë rresht dhe humbi afërsisht 18 kilogramë.

Cisna informua në internet rreth ushqimeve që duhet të përdorte për të patur një plan diete që të harxhonte jo më shumë se 2000 kalori në ditë, duke përfshirë këtu edhe 45 minuta stërvitje.

Ky është një eksperiment unik dhe i suksesshëm, duke qenë se të gjithë i njohin ushqimet McDonald jo si dietike.

"Unë mund të ha çdo ushqim McDonald, mjafton që ta balancoj atë në pjesën tjetër të ditës", tha John Cisna.

Megjithatë, ai nuk e ka kufizuar veten e tij për të arritur peshën që dëshironte, duke konsumuar vetëm sallatë dhe lëngje.

diete

(v.gj/shqiptarja.com)