Kinë – Një burrë kinez ka postuar në rrjetet sociale fotografitë e një alieni të cilin po e mban të mbyllur në frigorifer. Li pretendon se e kishte "kapur" alienin pas një përplasje gjatë uljes së tij në Mars. Ai pa një formacion të UFO-ve dhe dëgjoi një gumëzhimë në qiell përgjatë lumit të ‘Verdhë’ në provincën Binzhu Shangdong.

Megjithatë, kjo gjë ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, saqë shumë njerëz i kanë cilësuar fotografitë spekulime. Policia kineze lëshoi një deklaratë lidhur me këtë gjë. Në deklaratën thuhej se krijesa që mban në frigorifer Li nuk është një alien apo qenie njerëzore, por një trup në formë alieni i përbërë prej gome me cilësisë së lartë.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com