Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit

613 ditë i infektuar me COVID ka qëndruar një 72 vjeçar holandez.

Me sistem të dobësuar imunitar, ai u intubua pasi i kaloi 613 ditë në spital, thanë studiuesit holandezë.

Pacienti 72-vjeçar nuk arriti të krijonte një përgjigje të fortë imune ndaj injeksioneve të shumta nga coronavirusi, përpara se të prekej nga varianti Omicron në shkurt 2022.

Në analizat e detajuara të mostrave të gjakut u konstatua se burri zhvilloi rezistencë ndaj sotrovimab, një trajtim antitrupash Covid, brenda pak javësh, thanë shkencëtarët në Qendrën për Mjekësinë Eksperimentale dhe Molekulare të Universitetit të Amsterdamit.

Më vonë fitoidisa mutacione, duke përfshirë disa që sugjeronin një aftësi të zgjeruar për t’iu shmangur mbrojtjeve imune. Pacienti më vonë ndërroi jetë.

Infeksioni 20-mujor SARS-CoV-2 është më i gjati i njohur, sipas studiuesve, të cilët po e paraqesin rastin në një takim mjekësor në Barcelonë javën e ardhshme.

Ndërsa virusi i tij mutant nuk dihej se kishte infektuar njerëz të tjerë, por theksohet se si infeksionet e zgjatura i mundësojnë virusit pandemik të grumbullojë ndryshime gjenetike, duke shkaktuar potencialisht variante të reja shqetësuese.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Rezoluta e Ramës rrezik që të fus shkopinj nën rrotat e SPAK

Rezart Kthupi: Rezoluta e Ramës rrezik që të fus shkopinj nën rrotat e SPAK