Tragjedia e “antikitetit modern”! Alma, mendja mashkullore e një gruaje të çnderuar

Tragjedia e “antikitetit modern”! Alma, mendja mashkullore e një gruaje të çnderuar

Edgys Arrazi dhe Alma Arrazi me 3 fëmijët

Krimi i Almës, për të mbytur veten dhe tre fëmijët e saj, Ergesën, Gresën, Arditin është tronditës. Jo të gjitha vrasjet nga anëtarët e familjes janë kaq tronditëse, edhe pse duhet të jenë.

Një pjesë e asaj që e bënë Almën më ndryshe, është se ajo është një grua që vret. Gratë që vrasin gjykohen veçanërisht devijuese. Gruaja që vret është pikërisht ajo që supozohet të mos jetë. Veprimi i saj konsiderohet jo vetëm i panatyrshëm, por i pamundur nga një grua e vërtetë; kështu që ajo është ‘jo femër’ dhe shihet si e lajthitur, e dëbuar nga komuniteti dhe gjinia e saj.

Një nga motivet e saj për vrasjen është se duke u hakmarrë ndaj burrit, ajo do të sigurohet që armiqtë e saj të mos qeshin me të, edhe pas vdekjes. Dhe kjo, është një arsye "mashkullore", si burrat e shqetësuar që shmangin çnderimin. Një grua që mendon si burrë.

Por Alma nuk është vetëm një grua që vret, ajo është një nënë që vret fëmijët e saj. Kjo e bën atë tragjike. Çdo histori e vrasjes së fëmijës nga nëna fillon me 'fëmija im do të vuajë…’. Është më e thjeshtë; nëna të këqija ose të sëmura mendore që sulmojnë të miturit e tyre.

Historia ka të bëjë me atë se sa e vështirë është të jesh një nënë e mirë në një shoqëri ku nga gratë pritet të rrisin fëmijët në kohën e tyre të lirë. Është një çekuilibër me të cilin shumë gra luftojnë, dhe rrethanat janë përtej kontrollit të saj.

Por ne u themi atyre, se një grua e mirë është ajo që mund t'i bëjë të gjitha. Ky model është jorealist dhe askush nuk mund ta përmbushë atë. E në këtë rast, Alma është e huaj.

E huaja e saj pa dyshim paragjykohet: gratë tona të mira nuk do të silleshin kurrë si ajo barbare. Ajo është një grua e tradhtuar dhe larg shtëpisë, hakmarrëse ndaj burrit të saj.

Një grua që zgjodhi të vriste fëmijët e saj në vend që t'i lejonte ata të jetonin tek “babai skllavopronar”. Mund të mendojmë fare mirë se Alma është egoiste, e përqendruar tek vetja, me pasione.

Por ajo është dhe e nënshtruar, e dëshpëruar, marrja me vete në lum e tre fëmijëve të saj, na çekuilibron dhe ne. Kur kjo nuk do të ndodh më? Vetëm kur gratë nuk do jenë më aq të dëshpëruara, dhe bota jo me privilegje vetëm për burrat. 

Në tragjedinë e lashtë greke, Medea, e mbretërisë e Kolkias dhe bashkëshorte e Jasonit sheh pozitat e saj të kërcënuara, kur Jasoni e braktis për t’u martuar me një princeshë greke të Korintit. Medea princeshë merr hak mbi Jasonin, duke vrarë bashkëshorten e tij të re, po ashtu edhe dy bijtë e vet, për t’u arratisur më pas në Athinë. Tragjeditë e antikitetit ende dhe sot ‘tronditin’, studiues, filozof, artisë e regjisorë.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 08/05/2024 14:23

    Po pse mendje mashkullore kur marrezia njerzore ne gjithe boten nuk njeh kufi as gjini,pastaj edhe ne Shqiperi nuk jane raste te padegjuara femra qe dhunojne femijet ose kryejne krime ndaj femijeve. E harruat rastin e asaj Shqiptares nga Dibra a nga ishte,qe vrau 3 femijet pasi u divorcua? Harruat ate tjetren qe lindi femijen dhe hodhi ne lum? Tjetra qe lindi femijen dhe e la te koshi? Edukatoret qe dhunojne femijet? Kjo nuk do te thote se meshkujt jane burra te mire,po pse edhe kur krimin e kryen femra,bejne çmosin per t'ia faturuar mashkullit?! Mund te kesh gruan e keqe apo burrin e keq,por kjo nuk do te thote se duhet te dhunosh apo te mbysesh femijet! Pastaj shume krime ndodhin edhe per shkak se shteti nuk do t'ia dije fare per te marr ne mbrojtje njerezit qe kane nevoje!

    Përgjigju
  • EDLIRA CEKA: 07/05/2024 21:02

    E para 1 Une nuk kam perse ta gjykoj veprimin e saj te ndjeres qe vrau veten dhe femijet e saj , se ajo ishte e renduar ne depresion , ajo nuk kishte mbeshtetje ke familja e saj dhe e burrit , por asaj i eshte bere presion psikologjik , dhe dhune fizike , tradhti . Dhe ajo e ndjera e ka vendosur me te sajen ne heshtjen e saj qe : Me mire te iki me femijet sesa ato te vuajne ! Sepse njeriu kur kalon ne depresion truri ne ato sekonda nuk furnizohet me gjak dhe oksigjen , por ndalon se fonksionuari ! Une gjykoj burrin e saj qe ishtronte dhune mbi te , dhe bridhte me nje ( kv ) tjeter , ore te bridhte gomari ( se qeni po nuk e hengri te njome , do ta haje te thate ) por ta ndante te ndjeren , ose te bridhte fsheruazi , por jo te dilte ne publik ne syte e saj . E çfare fitoi ai ? E per çfare i duhet me jeta atij ? Le ti shkoje ( dashnoria ) ne burg e tia ngre moralin tani ! U shua e gjithe familja ???????? Une gjykoj dhe opinionin shqiptar , se neve shqiptareve na vjen turp se çfare thote dynjaja , se edhe po te ankohet gruaja qe ushtrohet dhuna mbi te , apo per te drejtat e saj qofte vajze / moter / nene. Ne femrat shmangemi per arsye se opinioni na gjykon , femrat nuk kane mundesi te ngrene zerin e tyre se opinioni i sulmon, dhe rrime ne heshtje , dhe keshtu opinioni ndihet me i qete .... Dhe tani opinioni shqiptar hedh balte mbi te ndjeren qe vrau veten dhe te 3 - femijet e saj ???? Po sikur ajo e ndjera te kishte vrare burrin ( gomarin ) do te thonte opinioni ( njerzit ) e vrau ( kv ) por nga qe vrau veten dhe femijet e saj e therrasin : Vrasese ! Kur kjo tragjedi ndodhi , ku ishin njerzit? Perse nuk e degjuan ? Mbrojten ? Ndihmuan ? Dini vetem te gjykoni , duke filluar nga keta analistet qe na dalin neper television edhe na Japin mend ! Ky vend nuk behet me per te ecur perpara !!!

    Përgjigju
    • Dursakja: 08/05/2024 07:15

      Deri kur kështu më? Po, deri atëherë kur shoqëria shqiptare të bëhet më e mirë, më e sinqertë, më empatike dhe qytetare. Ke gjykuar shumë arsyeshëm, shumë njërëzish!

    • Spiro Dhimertika: 07/05/2024 23:56

      Në këto rraste ja dhe institucione për mbrojtjen e qënies njerëzore..Dhe sidomos për ruajtjen e fëmijëve..Nqs ..kishte vajtur..Zgjidhjen do te kishte gjetur..Që unë si Spiro..mendoj se vrasjen e ja kryer kunata..Ose I ka helmuar..dhe trupat janë hedhur të vdekur në lumë..Ose I ka shtyrë..Që të tre..

    • kerxhaliu: 07/05/2024 22:31

      Shum drejt ke folur ????

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gjithë qyteti pret Jurgen Klopp, trajneri letër lamtumire tifozëve të Liverpool

VIDEO/ Gjithë qyteti pret Jurgen Klopp, trajneri letër lamtumire tifozëve të Liverpool