Justo Jose është një 45-vjeçar, i cili është officer policie dhe tani është angazhuar si aktivist i ri i nazizmit.

Për 13 vite ka shërbyer gjithashtu si Guardian Civil, ndërsa prej 1 viti ai është me pushime të paguara për shkak të fatkeqësive familjare të njëpasnjëshme.

Fillimisht, ai humbi të birin, pastaj u divorcua nga bashkëshortja dhe së fundmi humbi edhe mamanë e tij.  

luani

Papritur jeta e tij është gjetur në rrezik për shkak se është gjetur duke luftuar me kafshët e egra në kopshtin zoologjik të Barcelonës.

Ajo që çudit njerëzit përreth është fakti se si ka hyrë Justo në kafazin e luanëve, pasi muret janë të larta.

Mendohet që diçka të tillë ai e ka bërë në mënyrë të qëllimshme për arsye që nuk dihen.

luani

Kjo “çmenduri” i ka shkaktuar 45-vjeçarit dëmtime të rënda shëndetësore, por jo rrezik për jetën pasi është “përleshur” me luanët për 30 minuta.

Kanë qenë zjarrëfikësit ata që kanë mundur ta nxjerrin burrin nga aty duke i sulmuar kafshët me presionin e ujit pas 30 minutave.

Ignasi Argmenol, Drejtor i Shërbimeve të Bashkisë në Barcelonë shprehet se kafshët nuk kishin si qëllim ta vrisnin burrin, por kanë dashur thjesht të luajnë me të.

luani

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)