Pas ankesës së banorëve në Rranzë të Bushatit se 3 stalla derrash e kanë bërë të pamundur jetën aty, pronari i stallave jep versionin e tij përmes Report Tv.
Eduart Rrotani, është pronari i stallave te derrave që la Italinë për të investuar në vendin e tij të lindjes. Sipas Rrotanit pretendimi i banorëve nuk qëndron pasi prej 6 vitesh është pezulluar aktiviteti, ndersa demi i shkaktuar kap shifren e mln eurove.
“Këtu ka 6 vjet që nuk punohet pasi me datë 23.01.2012, janë ngrejtë 130 vetë për pezullimin e aktivitetit në bazë të vendimit të gjykatës së Apelit Shkodër. Që nga ai moment unë personalisht, për arsye se më pëlqen të zbatoj ligjin, e kam pezulluar aktivitetin. Ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, për arsye se investimi kur është mbyll ka arrit vlerën 1 mln dollarë. Që nga viti 2012 e sot jemi pa punë”, shprehet Eduart Rrotani.
Prej 13 vitesh Eduart Rrotani po endet dyerve të gjykatave edhe pse sipas tij disponon të gjithë dokumentacionin e nëvojshëm.
“Pavarësisht se i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë dhe nuk e ka pranuar rekursin, jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila na ka dhenë të drejtë, e ka kthyer për rigjykim në Gjykatë të Lartë. Gjykata e Lartë po e ka prish vendimin e Gjykatë se Apelit dhe jemi te Gjykata e Apelit për të riparuar disa detyra që ka dhënë Gjykata e Lartë. Kështu që ne kemi qenë të pritje të dhënies së drejtësisë. Kemi dhënë kërkesa të vazhdueshme që të përshpejtohet dhënia e vendimit përfundimtarë, gjë të cilën e presim në ditët në vazhdim”, tha Rrotani
Në lidhje me pretendimin e banorëve se stallat e derrave janë ndërtuar afër banesave të tyre, Rrotani shprehet se ndërtimet e tyre janë pa leje.
“Kur janë ndërtuar stallat, distanca nga shtëpitë e shpërndara nëpër fushë kanë qenë 400 deri në 500 metër, ndërsa sot shtëpitë i afrohen kompleksit. Të gjitha ndërtimet që kanë bërë fshatarët janë pa leje. Kanë dalë si përfaqësues banorët e Bushatit por askush nuk i ka zgjedh përfaqësues banorëve të Bushatit, dhe janë vetëm 2 persona, nuk e di a përfaqësoj shtëpitë e veta jo më banorët e Bushatit”, tha Rrotani
Për ndërtimin e stallave të derrave këshilli i Rregullimit të Territorit komunës Bushat i ka miratuar Eduard Rrotanin lejen e ndërtimit ndërsa më pas ka marrë edhe leje nga Ministra e Mjedisit për të shfrytëzuar stallën e derrave sipas destinacionit të përdorimit për të cilin është ndërtuar. Tashme kjo stalle derrash eshte mbyllur pas vendimit te gjykates, ndersa ceshtja endet sërisht në dyert e drejtësisë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO