"Shqipëria dhe vendet e rajonit do të bashkëpunojnë së bashku në fushën e rinisë", tha sot Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij bullgar, Daniel Mitov.
"Jam këtu, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Daniel Mitov, vendi i të cilit do të marrë Kryesinë e radhës të SEECP. Gjithashtu kam kënaqësinë që të jem me ministrin e deleguar në MPJ-në e Rumanisë, Angel Tilvar, vendi i të cilit kishte Kryesinë e SEECP-së përpara se ta merrte Shqipëria. Gjithashtu, kemi dëshirë që të ndajmë disa elementë mbi të cilat u fokusua ministeriali i sotshëm, që është edhe i fundit nën drejtimin e Shqipërisë, sepse, siç e thashë dhe pak më parë, Bullgaria do të marrë drejtimin e nismës", tha Bushati.
"Ne, shtoi ai, patëm sot mundësi të shkëmbenim pikëpamje në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon, sikundër edhe të miratonim një sërë dokumentesh të rëndësishme, Deklaratën e Përbashkët të vendeve anëtare të SEECP-së mbi zhvillimet në rajon, që do t'i kalojë për miratim të mëtejshëm Samitit të Kryetarëve të shteteve dhe qeverive, që do të mblidhet javën tjetër në Tiranë".
"Miratuam edhe dokumentin për të ardhmen e organizatës sonë, duke qenë se ishte edhe një ndër prioritetet e kryesisë shqiptare, një proces i nisur në fakt që me kryesinë rumune. Në këtë dokument parashtrohen elementë të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit dhe ekspolorohen mundësitë për të pasur një bashkëpunim rajonal sa më efikas", nënvizoi Bushati.
"Nëpërmjet Ministerialit të sotëm u organizuan edhe zgjedhjet për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së. Siç dihet, RCC është armata teknike e SEECP-së dhe ne i dhamë njëzëri mandatin e dytë, për periudhën 2016-2018, zotit Goran Svilanovic", shtoi ai.
"Së fundmi, vijoi Bushati, siç është bërë praktikë e mbledhjeve gjatë Kryesisë shqiptare, ne zhvilluam një bisedë dhe një takim paralel, si vende të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit dhe të përgatitjeve që po bëjnë vendet tona, së bashku me mikpritësin e radhës, që do të jetë Austria, dhe me Komisioni Evropian, për të diskutuar hapat konkretë dhe mënyrën se si do ta shfrytëzojmë këtë periudhë kohore, nga ky moment që flasim deri në Samitin e Vjenës".
"Në këtë kontekst mund të informoj opinionin publik që miratuam edhe një deklaratë të përbashkët të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, sa i përket bashkëpunimit në fushën e rinisë. Ky dokument, sqaroi ai, është frymëzuar nga modeli franko-gjerman në fushën e rinisë dhe vjen si rezultat i angazhimeve të marra nga vendet e rajonit në Samitin e Berlinit".
Sipas kryediplomatit Bushati, në këtë kontekst, Shqipëria dhe Serbia janë mandatuar nga vendet e tjera, pjesë e procesit të Berlinit për të hartuar një plan veprimi, duke synuar konkretizimin e një strukture bashkëpunimi rajonal për rininë, në mënyrë që, në Samitin e gushtit në Vjenë, kryetarët e qeverive të kenë mundësi të miratojnë dhe t'i japin dritën e gjelbër kësaj nisme.
"Besoj, tha Bushati, se Kryesia jonë njëvjeçare, takimet, dokumentet e miratuara, nismat dhe projektet e bashkëpunimit rajonal, kanë qenë të frytshme. Shpresojmë shumë që nisma jonë të pasurohet edhe nga Kryesia e ardhshme bullgare, aq më tepër që Bullgaria është vend anëtar i BE-së, pjesë e rajonit dhe avokat i asaj pjese të rajonit që nuk është ende e ankoruar në BE", nënvizoi Bushati./atsh/
/Shqiptarja.com