Bushati: Çamët mund të
kërkojnë pronat në Greqi

Bushati: Çamët mund të<br />kërkojnë pronat në Greqi<br /><br>
TIRANE- Ministri Ditmir Bushati raportoi në Komisionin e Jashtëm për bisedimet me Greqinë në Kretë dhe në Korçë për çështjet e vjetra mes dy vendeve. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të hapura, pasi një pjesë e anëtarëve të komisionit nuk kishin certifikatë sigurie, ministri deklaroi se nga bisedimet mes dy vendeve ka progres në të gjitha çështjet, por pa dhënë detaje konkrete. 

Bushati u shpreh se bisedimet me Greqinë për çështjet e mbetura pezull kanë nisur që në vitin 2013 dhe se çështja e gërmimit për gjetjen e varrezave greke është sipas pikëpamjes ligjore. “Ky proces ka nisur që në fund të vitit 2013. Qeveria Rama vendosi ekuilibra të rinj me shtetin fqinj dhe kemi vendosur me kolegun grek një mekanizëm të ri të dialogut për çështjet e pambyllura. Statusi i varrezave është i qepur nga pikëpamja ligjore. Vendprehja dhe pika se ku gërmohet për te gjetur eshtrat e te rënëve greke nuk është e njëjta gjë. Me palën greke kemi folur edhe për çështje e aktualitetit” deklaroi ai. 

 

 

Duke u ndalur te marrëveshja e detit, Bushati u shpreh se si për Greqinë dhe për Shqipërinë pakti i ri do të jetë më i mirë, ndërsa ‘thumboi’ Bashën për marrëveshjen e 2009. “Marrëveshja e firmosur nga Berisha në 2009 është kuturu. Nuk kemi asnjë indicie që Dora Bakojanis i ka vënë revolverin në ballë Lulzim Bashës për të firmosur këtë marrëveshje. Nuk kemi indicie që ka ndërhyrje nga qarqe të tjera për të firmosur këtë marrëveshje. Trashëgimia në këtë cështje është me doza trashanike, nivel mizerabël në përfaqësimin e cështjes kombëtare dhe një lloj inferioriteti’ tha ai.

Ministri kërkoi që çamët të gëzojnë pronat e tyre në Greqi, ndërsa shtoi se janë tre kategori. “Heqja e ligjit të luftës ka në konsideratë edhe segmentin politik dhe atë ligjor si dhe pasojat që sjellin ato. Çdo shtetas që ka origjinë çame të gëzojë pronat. Ligji i luftës ekziston, për t’u hequr kërkon procedura të brendshme në Greqi, pasi Shqipëria me Greqinë nuk e ka, është e kundërta. Ka një angazhim konkret për ta hequr. Bëhet fjalë për tre kategori, pronat e shqiptarëve, të minoritarëve grekë me shtetësi shqiptare dhe për pronat e shtetit shqiptar”. 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ashtu si homologu i tij grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia janë në prag të nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik. Kryeministri theksoi se procesi i dialogut mes dy vendeve fqinje tashmë është futur në një hallkë të rëndësishme të zgjidhjes së çështjeve të vjetra, duke filluar me ligjin e luftës, marrëveshja për kufirin detar dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Greqi

Debati te Komisioni i Jashtëm
Shehu: Jemi kundër rendit të ditës së kësaj mbledhjeje. Ministri për votën në OKB të ishte konsultuar para se te votohej. Vota në OKB për shpalljen e Jerusalemit kryeqytet i Izraelit të ishte diskutuar në parlamentar dhe komision para se të votohej.

Hysi: Nuk shoh shkelje të procedurës, ku keni kërkuar seancë dëgjimore me ministrin.

Gjosha: Kanë kaluar mbi tre muaj për takimin për negociatat me Greqinë dhe nuk kemi marrë përgjigje. Pak më shumë respekt për komisionin dhe një përgjigje duhet ta kishit para se të kalonin tre muaj.

Paloka: Sot ne nuk kemi nevojë të dëgjojmë ministrin. Është votuar në OKB kundër SHBA. Cfarë do të diskutojmë sot.  Nuk duam më të diskutojmë më cështjen. Të vijmë ne tani dhe të bëjmë shoë nuk shkon. Nuk bëhemi fasadë.

Kodheli: Kërkesën e kam bërë unë për seancën dëgjimore. mendoj që bisedimet e Bushatit me Kotzias kanë qenë vetëm një proces. Nëse jeni dakord të dëgjojmë ministrin vetëm për bisedimet me Greqinë.

Bushati: Nëse nuk keni interes të dëgjoni, nuk është ndonjë hall i madh për mua. Tryeza me Greqinë, nuk jemi ulur si inferior. Jemi ulur në tryezë për të folur për të gjitha cështjet e hapura

Bushati për cështjen çame: Çdo shtetas që ka origjinë çame të gëzojë pronat

Marrëveshja e detit, Bushati: Përsa i përket marrëveshjes së detit nuk kemi asnjë indicie që Dora Bakojanis i ka vënë revolverin në ballë Lulzim Bashës për të firmosur këtë marrëveshje. Nuk kemi indicie që ka ndërhyrje nga qarqe të tjera për të firmosur këtë marrëveshje. Nuk duhet të humbim shumë kohë për një gjë elementare. Aplikimi i vendimit të Kushtetueses ka fuqi për cdo lloj funksioni apo institucioni. Trashëgimia në këtë cështje është me doza trashanike, nivel mizerabël në përfaqësimin e cështjes kombëtare dhe një lloj inferioriteti.

Pronat dhe ligji i luftës, Bushati: Marrëveshja e firmosur nga Berisha në 2009 është kuturu. Mashtroni kur flisni për tregti eshtrash. Komisioni për çështjet e pronave është mbledhur vetëm njëherë që nga 1996. Nuk ka funksionuar traktati me Greqinë. Ligji i luftës ekziston, për t’u hequr kërkon procedura të brendshme në Greqi, pasi Shqipëria me Greqinë nuk e ka, është e kundërta. Ka një angazhim konkret për ta hequr. Bëhet fjalë për tre kategori, pronat e shqiptarëve, të minoritarëve grekë me shtetësi shqiptare dhe për pronat e shtetit shqiptar. Janë regjime të ndryshme dhe për të bërë shfuqizimin. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta