‘Butrinti’ në ‘Kushtetuese’, Margariti në Report Tv: Opozita po e përdor si zhurmë politike! Brenda vitit nis ndërtimi i Teatrit Kombëtar

Dy vite e gjysmë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës Elva Maragriti lajmëroi në Report Tv se brenda këtij viti do të nisë ndërtimi i projektit të ri. Po ashtu do të nisë edhe ndërtimi për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Në emisionin ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, ministrja tha se sot u zhvillua edhe konkursi mes katër pretendentëve që kërkojnë të marrin drejtimin e teatrit dhe fituesi do të shpallet brenda 5 ditësh.

“Fillojnë këtë vit punimet për teatrin kombëtar, njëjtë si për qendrën kombëtare të kulturës për fëmijë. Kemi një projekt ambicioz që e finalizuam vitin që shkoi, (...) Sot u zhvillua konkursi, janë bërë vlerësimit, nuk marr pjesë. Brenda 5 ditësh publikohet”, tha Maragriti në Report Tv.

Një përgjigje e pati edhe për opozitën e cila ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Butrintin. Sipas Margaritit kjo marrëveshje është përdorur nga opozita për zhurmë politike e ndërsa hodhi poshtë të gjitha akuzat se marrëveshja është një aferë korruptive, duke theksuar se privati do ketë vetëm administrimin dhe gjithçka i mbetet shtetit.

S’ka aferë të rëndë. Kthyer në çështje politikë. I jam falënderues opozitës në këtë rast që më së fundmi u njoh me Butrintin nga afër dhe që po u jep vëmendje çështjeve të kulturës, paçka se u epet për një nevojë politike. Nuk jam në dijeni të dokumentacioneve të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese. Nga akuzat kam kuptuar që vihet në pikëpyetje edhe ligji i trashëgimisë. Procesi që kemi veçuar deri në ratifikim në parlamentin është një marrëveshje administrimi që vjen në frymën e ligjit të trashëgimisë. Marrëveshje me kuadër të qartë, marrëveshje bashkëpunimi që më pas kthehet në një marrëveshje administrimi. Nëse nuk ekzekutohet sipas afateve, shteti ka tagër që ta anulojë. Çdo donacion i mbetet parkut kombëtar të Butrintin. Shteti e monitorin të gjithë procesin", vijoi ministrja.

Një debat të madh ka krijuar edhe plani i Menaxhimit për Zonat Arkeologjike në Durrës. Ministrja shpjegoi në Report Tv që administrimin në zonat arkeologjike në Durrës do e ketë ministria, por vetëm pjesë të veçanta mund t’i jepen privatit në menaxhim. Ndër to, ministrja shpjegoi se ka interes për zhvillimin e një zone TID, njëjtë si në Korçë e Krujë.

“Ligji e kërkon që mos ndërmarre operacione të veçuara në site e mëdha siç janë parqet arkeologjike,. Kërkon të ketë një plan menaxhimi. Durrësi është zonë ku ka një interes për zhvillim të një zone TID siç është bërë në Korçë Krujë. Kemi parë të udhës të kemi një kuadër të përgjithshëm, plan me linjat guidë dhe pastaj me projekte të detajuara. Plani nxjerr në pah të qendrës muzeore Durrës, i amfiteatrit dhe muzeut, për ta çuar në një qendër që menaxhon më shumë site”, tha Margariti.

Ndalur në kallëzimin që KLSH ka bërë ndaj Ministrisë pas ndërhyrjeve në “Gjuhadol” dhe “Kafja e Madhe”, që sipas KLSH kanë kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme në vlerat e tyre të trashëgimisë kulturore e historike. Maragriti u shpreh se Ministria ka vepruar në kohë menjëherë pas konstatimit dhe kërkoi edhe bashkëpunimin e autoriteteve vendore për raste të tilla, pasi jo të gjitha mund të identifikohen nga Ministria.

“KLSH ka bërë një kontroll të përforcues. Ka vendosur në dukje, sipas tyre për mos marrjen e masave në kohë për ruajtjen e momunentit. Kam parë disa pjesë të rekomandimeve. Ministria dhe drejtoria ka vepruar në kohë sipas parashikimeve ligjore. Ministria nuk mund të jetë e vetme. Pushteti vendore, policia, duhet të ndërveprojnë. Nuk ka ndodhur asgjë sic ka marrë formën mediatike. Jemi prezent në territor”, vijoi ministrja.

Ministrja tha se pritet që të ratifikohet në Kuvend edhe marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për kthimin e 20 ikonave të sekuestruara në Shqipëri si të vjedhura.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve