‘Butrinti’, Zhupa për Report Tv: Koncesion anti-kushtetues, vë në rrezik historinë dhe trashëgiminë kulturore! Margariti në konflikt interesi

TIRANË- Deputetja e opozitës, Ina Zhupa ka folur në Report Tv një ditë pas zhvillimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për dhënien e Parkut Kombëtar të Butrintit për t’u menaxhuar nga fondacioni shqiptaro amerikan AADF.

Zhupa e cila ka bërë edhe denoncimin, thotë se ky koncesion vë në rrezik historinë dhe trashëgimin kulturore të Butrintit, pasi e drejta për zbulime, gërmime apo interpretime historike do i jepet privatit. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, deputetja Zhupa tha se rrezikon që gjetjet të interpretohen ndryshe nga sa është e vërteta, ndërsa tha se një prej anëtareve të bordit Richard Hodges, ka luajtur rol antishqiptar, duke deklaruar se Butrinti është grek.

“Koncesion anti kushtetues, vë në rrezik identitetin, historinë dhe trashëgiminë kulturore, se e drejta për zbulime, gërmime, interpretime historike i jepet një fondi privat, që në bord ka edhe një anti shqiptar, Richard Hodges, që deklaron se Butrinti është grek. Gjetjet atyre do të interpretohen si greke. E ndaluar nga konventa e Parisit, se shteti duhet të jetë granat që ta ruajë të paprekshëm. Shteti është pjesë minoritar, 3/5 janë AADF. Çdo vendimmarrje i takon privatit. Rrezikohet që të dëmtohet Butrinti, gjetjet të interpretohen ndryshe nga sa është e vërteta, në varësi të qasjes që do ketë privati, financat publike, se me këtë marrëveshje hiqet KLSH nga aludimit, mbikëqyrja që i bënte pjesës materiale dhe financiare. Rrezikon integritetin territorial, këta e kanë copëzuar”, tha Zhupa.

Zhupa vijoi duke thënë se po i jepet e drejta një fondi privat që ta quajë historinë  e vendit tonë greke.

"Kjo marrëveshje ka fokusin qëllimin e fitimit, rritjen e numrit të turistëve, jo Butrintin, nuk pranon më shumë se 350 mijë në vit se dëmtohet. Interesi ynë kombëtar nuk është që ti nxjerrim sa më shumë para Butrintit, nuk është primare paraja tek trashëgimia kombëtare. Paratë e reja janë për tu ndërtuar qendra e vizitorëve, restoranti etj. Shqetësimi më i madh i joni nuk është që ata do fitojnë. Shqetësimet e çdo koncesioni lidhen me paratë publike, në këtë rast është që po i jep të drejta një fondi privat që të interpretojë historinë tënde, ta quajë atë greke, nesër ta quajë kalanë e Krujës turke", tha Zhupa. 

Sa i takon procedurave për firmosjen e kësaj marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës me fondacionin shqiptaro amerikan AADF, Zhupa tha se ka bazë për hetim penal, pasi sipas saj ka elementë të shpërdorimit të detyrës, konflikt interesi dhe korrupsion legjislativ.

"Kjo çështje ka treguar se si aty ka bazë edhe për hetim penal, kemi elemente të shpërdorimit të detyrës, korrupsion legjislativ dhe të konfliktit të interesit. Margariti, kjo është një marrëveshje e firmosur mes Ministrisë së Kulturës dhe fondacionit përfaqësuar nga kryetarja e bordit Elva Margariti. Interesin e kujt ka mbrojtur, sipas statutit të fond duhet të mbrojë interesin e fondaconit, sipas kushtetutës duhet të mbrojë interesin publik. Margariti pasi negocioi me veten duhej ta çonte marrëveshjen në këshillin kombëtar të trashëgimisë kulturore, aty është kryetare po Elva Margariti. Këto shkelje shpërdorim detyre bëhen sepse nuk janë kujdesur të zbatojnë ligjin dhe kushtetutën. Kanë bërë një ligj me porosi që është porositur dhe paguar nga AADF. Kemi të bëjmë me korrupsion legjislativ, ne nuk lejojmë ligjet me para", u shpreh Zhupa. 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?