Buxheti 2013, Berisha do t’i
“blejë” me lekë të majtët

Buxheti 2013, Berisha do t’i <br />“blejë” me lekë të majtët
TIRANE - Fondet që janë parashikuar në projektbuxhetin e qeverisë Berisha për arkat e bashkive kryesore të vendit në vitin elektoral 2013 i janë nënshtruar një vlerësimi të kujdesshëm, i cili mund të thuhet se përbën strategjinë financiare të lojrave që po bëhen për elektoratin.

Këto lojra zënë fill me ndarjet e reja administrative, për të vazhduar me përpjekjet për të ndryshuar kriteret e përfaqësimit të deputetëve në bazë të popullsisë së qarqeve, e deri tek " përforcimi " me njerëz të besuar të Berishës në ministrinë e Brendshme (Noka-Ristani-Pone-drejtorët e policisë në terren).

Kjo duket se është pjesë e një strategjie më të gjerë, ku bëjnë pjesë edhe financimet me paratë e shqiptarëve, të grumbulluara në buxhet me anë të taksave që paguajmë, që qeveria jep në favor të pushteteve vendore, në formën e transfertave të pakushtëzuara.

KOEFICIENTI
Për vitin e ardhëm, gati të gjitha qytetet me shumë banorë do të marrin fonde, me një rritje të njëtrajtshme, si të thuash me një koeficient rritjeje krahasuar me vitin në vazhdim. Rritja e transfertës për Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, por edhe për kryeqytetin është pothuajse e njejtë : 7 për qind, krahasuar me fondin për vitin 2012. Një rritje të tillë fondesh qeveria e akordon edhe për qytetin e Kavajës. Nga qytetet e mëdha, Vlora nuk e gëzon një trajtim të tillë dhe qeveria i akordon një rritje fondesh vetëm në masën 2.8 për qind. Ndërkohë, në qendrat e qarqeve, Kukësit i rriten fondet gati 4 për qind, Peshkopisë 4.6 për qind, por Beratit vetëm 2.4 për qind dhe Gjirokastrës 2.9 për qind.

OBJEKTIVI
Bashkitë e mëdha përfshijnë një numër të madh të popullsisë dhe janë në qendër të vëmendjes së mazhorancës për të siguruar një mandat të tretë të mundshëm qeverisës. Fondet e pakushtëzuara, në fakt, komandohen nga Bashkitë, por pak ditë më parë qeveria tregoi se, me anë të vendimeve qeveritare, mund ta ndryshojë edhe këtë rregull, duke vënë dorë mbi to (rasti i pagesave në favor të ujësjellësve, që në fakt u përdor pjesërisht nga vetë qeveria).

Ndërkohë, këto bashki, do t'i përdornin këto fonde nga buxheti qendror, me siguri, për të plotësuar kërkesat kryesore të qytetarëve të tyre, të cilët, në periudhën elektorale, do të kishin më shumë kërkesa të plotësuara. Berisha do të kishte më shumë argumenta për të mbrojtur tezën e tij elektorale se qeveria ndodhet pranë qytetarëve, ndërkohë që çdo pengesë për realizimin e këtyre fondeve do të konsiderohej thjesht si një sabotim e do të përdorej politikisht.

Qytetet e mëdha kanë një elektorat të konsiderueshëm që mund të tërhiqet në rast se qeveria tregon, edhe financiarisht, se zgjidh hallet e tyre të pazgjidhura, që bashkitë nuk i plotësojnë. Në këtë këndvështrim, ajo ka trajtuar njësoj bashkitë ku elektorati, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka zhvilluar një garë " kokë më kokë " të kandidatëve partiakë dhe, kur edhe lëvizja më e vogël ka ndikim, normal që qeveria do të tregohej bujare.

Nuk ndodh kështu me Vlorën, ku Berisha me sa duket e kupton se e ka të humbur davanë me figurën e keqe që bën për festën e Pavarësisë apo me autostradën që nuk mbaron kurrë. Po kështu, Berisha e ka lënë në baltë qendrën e rrethit të lindjes, Bajram Currin, rritja e fondit për të cilin është vetëm 1 për qind. Këtu vota tradicionalisht është dhënë për të djathtën dhe ai nuk rrezikon kthesë.

Por nuk kanë fat më të mirë edhe Lezha (+1.6%) apo Çorovoda (2.1%), ku aleatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ndihmohen financiarisht. Nuk dihet në se kjo lojë e Bodes dhe e Berishës thjesht nuk është kuptuar nga përfaqësuesit e LSI-së në ministrinë e Financave dhe në dikasteret e tjera, apo ata janë përqendruar në mënyra të tjera për të joshur dhe mbështetur elektoratin.

Projektbuxheti i 2013 për bashkitë

KAVAJA
Kanë " nderin " të trajtohen shumë më mirë se mjaft qytete të tjera qytetarët e Kavajës, të cilët, pas 20 vjetësh " flirt " me PD-në, vendosën të zgjedhin një kryebashkiak të majtë.

(Lajmi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.com)
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?