Ndërsa ka prezantuar buxhetin e ri për bujqësinë për vitin 2022 që e konsideroi më të madhin në histori, kryeministri Edi Rama është ndalur tek protesta e fermerëve e pak ditëve më parë në Lushnje që lidhej me heqjen e rimburismit prej 6 %. Kreu i qeverisë tha se fermerët janë keqinformuar në mënyrë të qëllimshme. Duke bërë një bilanc të mbështetjes që i është dhënë bujqësisë gjatë qeverisjes socialiste, Rama tha se është dyfishuar toka bujqësore që punohet është rritur edhe sasia e eksporteve e duke synuar rritjen e mëtejshme të tyre. Rama tha se bujqësi është i vetmi sektor që nuk paguan asnjë taksë për shtetin.
“ Protestat e fermerëve janë legjitime, por ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur, në fakt, është shumë e thjeshtë në shifra, dhe pse ne kemi vendosur ta heqim atë rimbursimin e 6% dhe çfarë do bëjmë me atë masë parash që përdorej për rimbursimin, se këto janë pastaj të nevojshme për të kuptuar që është hedhur një hap përpara, jo mbrapa. Duke vendosur atë skemë të rimbursimit të 6%, ne kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të grumbulluesve, të çojmë paratë tek fermeri, në raport me prodhimin e grumbulluar, dhe shifra, në fund fare, ka rezultuar një shifër modeste, por mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj, që jo domosdoshmërisht ka shkuar tek fermeri. E duke qenë se në këtë fazë, në këto vite, i gjithë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverisë dhe posaçërisht e AZHBR dhe duke qenë se grumbulluesit sot, janë një forcë e re, e krijuar në një treg që pa grumbullimin është i destinuar vetëm të mbijetojë në ankthin e falimentit, unë besoj se dhe grumbulluesit do ta mirëkuptojnë këtë që po them sepse ne, jo vetëm që nuk jemi kundër tyre, por përkundrazi, kemi bërë çmos që të rriten dhe të forcohet. Ama, në këndvështrimin tonë, ajo shumë që në fund fare ka rezultuar rreth 9 milionë dollarë të transferohet drejtpërdrejtë në buxhetin e bujqësisë dhe në vend që të shpenzohet përmes një sistemi jo transparent dhe të paqartë rimbursimi, ku siç thashë, pjesa dominante e këtyre parave kontrollohet nga grumbulluesit, të shkojë drejtpërdrejtë për produktivitetin, jo duke u marrë nga buxheti i shtetit për të tjera gjëra, por duke iu dhënë ministries, buxhetin. Kini parasysh që një sektor, i cili gjatë një viti prek shifrën e 3,5 miliardë, sa mund të impaktohet nga vetëm 9 milionë? Flas për miliardë dollarë, si veprimtari. Sa mund të impaktohet, ndërkohë që me këto milionë mund të bëjmë shumë, duke ia shtuar masës së financimit të bujqësisë dhe duke synuar produktivitetin”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se po punohet për të krijuar një sistem të mikro-sigurimit të bujqësisë me qëllim që fermerët të jenë të mbrojtur përballë fatkeqësive natyrore që iu dëmtojnë prodhimin.
“Bujqësia të përfshihet në skemën e sigurimeve, ta sigurojnë prodhimin e tyre, jo të gjenden përballë befasisë së motit dhe t’i kërkojnë qeverisë dëmshpërblim. Nuk funksionon kështu. Na duhet një sistem mikro-sigurimi që t’i kushtojë në minimum fermerit dhe kur të vijë katastrofa, të jetë krejtësisht i siguruar. Bota e kontrollon sigurinë e dhe cilësinë e produktit me satelit, dhe këtë do bëjnë edhe satelitët tanë”, tha kryeministri.
Për kryeministrin Rama bashkimi i fermerëve dhe organizimi i tyre në grupe, është mënyra më e mirë për të përfituar fonde për të rritur prodhimin, duke shmangur investimin në një treg të paorientuar, ku më pas prodhimi mbetet stok dhe mundi shkon dëm.
“Këtu u prek një pikë shumë nevralgjike, që edhe për grumbulluesit, edhe për prodhuesit, edhe për agro-përpunuesit është e domosdoshme që të jenë të orientuar për të kuptuar tregun dhe të jenë të orientuar për të mos prodhuar dhe investuar në drejtime që pastaj rezultojnë se janë drejtimë në kundërshti me tendencën e tregut. U përmend molla starkinge këtu. Është një nga shembujt më domethënës se si mund të shkosh t’i biesh murit me kokë, duke investuar gabim pa e lexuar tendencën e tregut. E çfarë duhet t’u bëjë shteti atyre që insistojnë tek molla starkinge, të shkojë shteti tua blejë? Nuk është shteti që blen prodhimet sot, nuk është shteti që sot garanton tregun. Është sipërmarrja bujqësore, tregu vetë dhe mirëkuptimi nga ana e sipërmarrjes e tendencave të tregut. Ajo që bën Ministria e Bujqësisë, ajo që bën shteti është lehtësimi i këtyre fazave, duke rritur informimin, duke rritur kapacitetin orientues dhe mbi të gjitha, duke u fokusuar me fondet në dispozicion, aty ku tregu është interesant për fermerin, jo duke i shpërndarë paratë në të gjitha drejtimet, siç është bërë në të kaluarën edhe për mollët starkinge, që në fund rezulton humbje për të gjithë. Kur flasim për produktivitet, flasim për maksimizimin e këtyre fondeve që ne vëmë në dispozicion të bujqësisë, duke i investuar në mbështetje të atyre modeleve që rrisin produktivitetin, duke fuqizuar ata shembuj që pastaj bëhet fuqi tërheqëse për të tjerët. Këtu nuk jemi duke folur për një realitet imagjinar, po flasim për një realitet që në Shqipëri është prezent, nga veriu deri në jug, me shembuj kuptimplotë prej të cilëve duhet mësuar dhe nga të cilët duhet kuptuar", tha Rama
Ndërsa ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se në buxhettin e vitit 2022, 7.1 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen dhe investimet për zhvillimin rural. Krifca tha se prioritetet e këtij buxheti për bujqësinë janë rritja e eksporteve, qëndrueshmëria e turizmit rural, digjitalizimi dhe inovacioni.
Pak ditë më parë fermerët e Fierit dhe Lushnjës kanë protestuar kundër paketës së re fiskale. Kjo protestë e fermerëve vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së. Duke refuzuar këtë paketë fiskale e cila u miratua në parim ditën e djeshme në Komisionin e Ekonomisë, fermerët i kanë adresuar disa kërkesa Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Rama, ku kërkojnë subvencione direkte për prodhimet e tyre bujqësore. Fermerët kërkojnë barazim të TVSH-së në shitje dhe në blerje si dhe rivendosjen e TVSH-së me 6%..
KËRKESAT E FERMERËVE
· 1. subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
· 2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
· 3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
· 3. subvencionim 3 lekë për eksportuesit
· 5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
· 6. Garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit
Fermerët do të kenë sistemin e tyre të sigurimit të prodhimit të tyre në rast të fatkeqësive. Rama tha se po punohet për një sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum prodhuesit dhe fermerëve dhe që djerrja e tyre të mos shkojë kot në rast fatkeqësisht nga ku do të mbrohen. Rama tha se satelitët që do të vendosë Shqipëria duke nisur nga marsi, në hapësirë, do të shërbejnë edhe për bujqësinë për sigurimin dhe garantimin e prodhimeve bujqësore, dhe nuk duhet një inspektor për këtë.
“Është e domosdoshme që bujqësia të përfshihet në skemën e sigurimeve. Ta sigurojnë fermerët, ta sigurojnë prodhuesit prodhimin e tyre dhe jo të gjenden përballë befasive të motit, krejtësisht të shkatërruar e pastaj të dalin në rrugë e t’i kthehen qeverisë “duam lekët”. Nuk funksionon kështu. Nga ana tjetër, nuk mund t’i themi dot fermerëve, nuk mund t’i themi dot prodhuesve në bujqësi që të sigurohen siç sigurohen ata që sigurojnë makinat sepse bëhet fjalë për një sistem sigurimi që është shumë i shtrenjtë për prodhuesit, është shumë i shtrenjtë për fermerët. Na duhet një sistem sigurimi krejtësisht i ndryshëm e ne po punojmë për këtë, që të kemi një sistem mikrosigurimi, pra që t’i kushtojë në minimum të minimumit fermerit, t’i kushtojë në minimum të minimumit prodhuesit e në momentin kur i vjen katastrofa, ai të jetë krejtësisht i mbuluar. Pra është një minimum i minimumit që pastaj sjell garancinë që asnjë pikë djersë nuk të shkon kot dhe një sistem sigurimi i kombinuar me teknologjinë. Sot bota e kontrollon cilësinë dhe garancinë e produktit me satelit, nuk e kontrollon me inspektorë dhe ky është një tjetër komponent që do të mbulojnë satelitët tanë se për të qeshur e për t’u tallur këtu, ne kemi një skuadër kombëtare që mund të dali kampione bote në qeshje e në tallje po të futemi në kampionat, por po të hyjmë tek të gjithë elementët pastaj të gjërave të mbara që mendohen apo që bëhen në raport me talljen dhe me qeshjet, të përqeshurit e të tallurit janë ata që përqeshin e tallin. Pra, do punojmë për këtë sistem sigurimi me mikrofinancim, i cili të garantojë një informacion të plotë, qoftë për qeverinë, qoftë për universitetin, qoftë për siguruesit, qoftë për bujqit dhe për çdo parcelë, që ta dimë në kohë reale në çdo parcelë se ku gjente prodhimi e mbi të gjitha, në kohë reale që në sekondën e parë të identifikohet cilësia e farës sepse aty është një tjetër hall i madh i joni i përbashkët dhe aty përsëri universiteti do të duhet të futet si hallkë garancie në mënyrë që të mos ketë më mundësi që t’i shiten fermerëve fara tjetër për tjetër apo fidanë tjetër për tjetër.”, tha Rama.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, prezantoi sot buxhetin për fermerët, për vitin 2022, ku 7.1 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen dhe investimet për zhvillimin rural. Krifca tha se prioritetet e këtij buxheti për bujqësinë janë rritja e eksporteve, qëndrueshmëria e turizmit rural, digjitalizimi dhe inovacioni.
Ministrja informoi se rritja e eksporteve synohet të arrihet nëpërmjet nxitjes së produktivitetit, duke mbështetur dhe financuar rritjen e sipërfaqes së serave, fuqizimin e fermave të mëdha, forcimin e agropërpunimit, rritjen e mekanizimit dhe teknologjitë inovative.Sipas Krifcës, skema kombëtare e mbështetjes do të dyfishohet vitin e ardhshëm dhe do të përmbajë prodhim të qumështit, perime në serra, bimë mjekësore dhe aromatike, ferma organike.
Më tej, Ministrja shtoi se buxheti i vitit të ardhshëm do vazhdojë t’i mbështesë fermerët me naftë dhe do të shtojë kulturën e ullirit. Ajo tha se eshte shumë i qartë edhe prioriteti për sigurinë ushqimore dhe se fondet na lejojnë të investojmë në kapacitete monitorimi, në përmirësimin e analizave dhe akreditime të reja laboratorike, në gjurmueshmëri dhe higjenë.
Në vitin 2022, ministja tha se do të fillojë zbatimin Programi IPARD II, me një buxhet total prej 146 milionë euro. Këtu Krifca përmendi disa risi për bujqësinë siç janë mbështetja dhe prodhimi i bimëve medicinale, ulliri, peshkimi dhe përpunimi i tyre, sektor që nuk mbështetej më parë nga IPARD.
“Gjithashtu, nëpërmjet IPARD do të shtojmë pesë masa të reja mbështetje që përfshijnë pyllëzimin, infrastrukturën rurale, shërbimet e këshillimit, masat ndaj ndryshimeve klimatike dhe fermat organike.”, u shpreh ministrja.
Me fokus te dija, si i vetmi mekanizëm i zhvillimit, do të ndihmohen fermerët me informim dhe këshillim me një buxhet të dedikuar prej 634 milionë lekësh.
“Do të financojmë projekte për bujqësi të digjitalizuar, me vlerë rreth 103 milionë lekë, që do të ndihmojnë në ngritjen e regjistrave të fermës, të sistemeve të aplikimeve online, duke ulur barrën për aplikantët dhe rritur transparencën.”, vijoi Krifca në fjalën e saj.
Krifca përfundoi duke shprehur angazhimin total dhe bashkëpunim të plotë në shërbim të zhvillimit, nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Si ka mundesi qe bujqesia nuk paguan asnje takse?!Taksa duhet vene ne baze te sip.te fermave.Ne se satelitet do te perdoren dhe per bujqesine,mirembajtja,apo qeraja e tyre duhet te sponsorizohet pak edhe nga taksa e bujqesise.Ketu ku jetoj une,bujqesia paguan takse dhe jo vetem.E dini ju z.Rama qe blektoret ketu,pervec taksave te zakonshme,paguajne dhe takse per perdorimin e kullotave shteterore? Kurse aty,s'paguakan asnje lloj takse dhe kerkojne qe shteti t'i mbuloje e subvencionoje per cdo gje?! Ketij i thone kapitalizem per fitim,dhe socializem per cdo humbje.
Përgjigjuzoti kryeminister rregullo vetem letrat etokes te tjerat i bejmme ne dhe kjo eshte njera nga arsyet kryesore qe te zhvillohet me shume punesimi dhe shit blerja e tokes
PërgjigjuAty na fal ti Erti. Ne po e bejme kete "reforme" ne bujqesi pikerisht qe token publike tja japim Llucave te Kryeministrit. Edhe token bujqesore, ara, kullota pyje, se ato me 7501 ua kemi dhene ne perdorim. Meqe ju, populli, nuk po e punoni apo keni shku ne qytet te lal Eri apo Lal Gjushi etj., mos u habitni qe tua marrim edhe juve dhe tua japim Llucave. Epo te flasi Kryeministri, medemek i nje partie te majte, medemek, socialiste dhe pas tij te flasin dhe tallim bythen trafikante si puna e Lluces me shoke, kesaj i thote populli te kesh dy e me shume:nje ta mbash e te tjerat ti cash!!!
Sa vone e kuptuat z. Kryeminister
Përgjigjuta kene kuptuar thua? po jane furca ... thjesht llafe qe i kane me shumice.