Buxheti 2022, Shehi në Report Tv: Duhet të ishte më social, fokusi të ishte tek rritja e rrogave dhe pensioneve! Vettingu politik? Nuk duhet ta bëjë SPAK, disa politikanë në burg

Buxheti i vitit 2022 duhet të ishte një buxhet social dhe të fokusohet në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Kështu thotë për Report Tv, deputeti Dashamir Shehi, i cili tha se pas pandemisë dhe me rritjen e çmimeve shoqëria ka nevojë për paga më të mira. Në këtë mënyrë, thotë Shehi, do të ulej edhe informaliteti e do të rriteshin edhe kontributet në pensione. Por kjo gjë nuk i leverdis qeverisë, shton deputeti, pasi ky bllok shpenzimesh për qytetarët, nuk lejon që të kryhet korrupsion. Me ironi, Shehi tha se këtë vit qeveria duhet të kishte ndalur investimet dhe të fokusohej për të ndihmuar të varfrit.

'Shqipëria vazhdon që të notojë në informalitet. Nga ky buxhet nuk shoh asnjë përmirësim. Për gjykimin tim i kanë shpërndarë gabim. Borxhi publik shkon mbi 80%. Borxhi ka qenë 66-67 brenda dy viteve janë marrë 12-13% borxh. Është lek i madh, ne duhet të analizojmë ku shkoi ky borxh këtë vit. PPP po marrin 120 mln lekë. Duhet të ishte orientuar në fushat sociale që dmth do rrisim rrogat, pensionet.

Në një vit të tillë shoqëria ka nevojë për disa paga më të mira pasi janë rritur edhe çmimet. Këto thonë do të rrisim pagat me 6%. Unë do sugjeroja të rritje 15-20%.  Këto ide si pëlqejnë qeverisë, ka dy thesë, një thesi në investimet në ujësjellës, PPP, por edhe buxheti tjetër e rrit ekonominë pasi rrit konsumin. Rrit edhe kontributet për pensione.

Ky blloku i madh i shpenzimeve nuk bie para për të bërë korrupsion sepse s'ke ku i mbledh lekët. ndërsa investimet sjellin korrupsion. Për këtë vit ta ndalojnë frymën e zhvillimi e të ndihmojmë të varfrit, të ndihmojmë rrogëtarët dhe në këtë mënyrë ulim dhe informalitetin. Ky nuk është buxhet as për të varfrit, as për nëpunësit është biznes që vijojnë të favorizojë PPP, ato do të vazhdojnë të pasurohen.

Opozita s'ka asgjë në këtë mes... Opozita dha një voto kompromisi, nuk e votoi. Ky do të ishte një qëndrim, pasi duhet të shohim si do të shpërndahet ky borxh. Asgjë e jashtëzakonshme nuk do të bëhet me buxhetin e vitit që vjen, duhet të ishte një buxhet sociale.'- u shpreh Shehi.

Duke u ndalur tek propozimet e PD-së për ndryshimet kushtetuese, siç është vettingu i politikanëve, reforma territoriale si dhe reforma zgjedhore, Shehi tha se i mbështet. Por shtoi Shehu, vettingu i politikanëve, nuk duhet të bëhet nga SPAK, pasi ka institucione të tjera shtetërore që mund ta bëjnë.

'Vettingu i politikanëve duhet të bërë, mua nuk më pëlqen formal që duhet ta bëjë SPAK shteti besoj i ka të gjitha institucionet. Vetting, po,  sepse disa janë pasuruar në mënyrë të padrejtë dhe kjo është ofenduese për shqiptarët. Disa e kanë tepruar dhe duhet të ishin me kohë burgjeve. SPAK të bëjë punën në luftën kundër krimit të organizuar. Reforma Territoriale është bërë që të fitojë Rama zgjedhjet dhe duhet ndryshuar.'- tha Shehi.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë