Buxheti 2024, PD: Qeveria më shumë para për koncensionet

Për Partinë Demokratike në buxhetin e vitit 2014 qeveria do të japë më shumë fonde për koncesionet që sipas deputetes Oriola Pampuri nuk i kanë shërbyer qytetarëve, por një grushti njerëzish që përfitojnë nga taksapaguesit.

"Qeveria rrit mbështetjen buxhetore për PPP-të e koncesionet, përfshirë ato të Shëndetësisë, që për këtë vit do të paguhen më shtrenjtë për xhepat e qytetarët shqiptarë. Plot 12.5 milion euro më shumë. Ndërkaq një ndër konçesionet më famëkeqe të kësaj Qeverie, ai i Check-Up...është faturuar për më shumë se 20 mijë ekzaminime mjeksore të pakryera.

Edhe këtë vit do të vazhdojë të ndajë edhe më shumë para për Check Up me një fond prej 876 milion lekë ose 8.2 milion euro, duke e çuar faturën për 4 PPP të Shëndetësisë në plot 50 milion euro për vitin e ardhshëm. Ky nuk është buxhet për qytetarët, por për interes të një grushti njerëzish të cilët prej vitesh tashmë përfitojnë nga taksapaguesit shqiptarë"

Të hënën Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar pr/buxhetin e vitit 2024. E ndërsa kuvendi ka prezantuar dhe rendin e ditës grupi i deputëve Berisha-Bardhi kanë paralajmëruar se do e bllokojnë seancën maratonë për buxhetin dhe po mendojnë skenarin.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës