Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë

Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë

Nga mbledhja e sotme e Komisionit për Çështjet Ligjore

Tiranë- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi sot (25 Nëntor) nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025”, teksa në rend ditë kishte edhe çështje të tjera.

Mes tyre projektvendimi “për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit” dhe “për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publik”.

Duke marrë fjalën deputeti relator Saimir Hasalla, bëri prezent propozimet që vijnë për shtesa e ndryshime në pr/ligjin e buxhetit 2025 nga institucionet e pavarura kushtetues dhe atyre të krijuara me ligj, të miratuara nga Komisioni i Ligjeve, për t’ia propozuar ato komisionit për Ekonominë dhe Financën.

Ai tha se, lidhur me sigurinë kibernetike, komisioni vlerëson thelbësore investimin në teknologji për sigurinë e të gjithë institucioneve publike, teksa bëri prezent kërkesat e institucioneve që do t’i parashtrohen komisionit përgjegjës, duke e cilësuar me rëndësi të madhe shtesën në buxhet për këtë zë, me qëllim mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e sulmeve nga vendet jo mike.

Sipas tij, për institucionin e Avokatit të Popullit komisioni vendosi të pranoj numrin e shtesë të punonjësve dhe fondin shtesë në zërin e shpenzimeve në total 8.71 milionë lekë. Për sigurinë kibernetike komisioni sugjeron përfshirjen e një programi ndërinstitucional të tyre.

Për Prokurorinë e Përgjithshme, komisioni i kërkon MF-së akomodimin tërësisht të buxhetit 2024, të shtesave që kërkohen për zbatimin e detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Administrative në vlerën 305 milionë lekë.

Për Shkollën e Magjistraturës miratimin e të gjitha shtesave të propozuara me një fond për paga dhe sigurime në vlerën 1.6 milionë lekë shtesë dhe për investimeve një fond shtesë prej 4,45 milionë lekësh për serverat.

Komisioni për Këshillin e Lartë Gjyqësor propozon t’i parashtroj Komisionit përgjegjës një shtesë totale prej 500.4 milionë lekësh. Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, komisioni vendosi shtesë 24 milionë lekë për investime.

Për Inspektoratin e lartë të Drejtësisë komisioni miratoi një shtesë prej 26.7 milionë lekësh.

Lidhur me SPAK, komisioni vendosi t’i propozojë komisionit përgjegjës miratimin e një shtese të përllogaritur në vlerën 100 milionë lekë dhe 100 milionë lekë në zërin e investimeve për ndërtimin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave.

Për Komisionin e Prokurimit Publik një fond shtesë prej 8.84 milioni lekë. Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi një fond shtesë prej 1 milion lekë, 1.4 milionë lekë për investime

Komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale 8 milionë lekë shtesë për investime dhe shtesë për 4 punësime të reja. Për AIDSSH u pranua kërkesa për 15 milion lekë për investime.

Për KQZ-në  komisioni vendosi ti paraqesë Komisionit të Ekonomisë miratimin e një shtese 30 milionë lekë dhe 500 milionë lekë për zgjedhjet e përgjithshme të 2025. Gjykatën Kushtetuese miratimin e një fondi shtesë 12 milionë lekë dhe 5 punonjës shtesë.

Kolegji Apelimit miratimin e propozimit të komisionin për një shtesë prej 4 punonjësish dhe fond 10.61 milionë lekë Ai tha se, amendamentet do t’i propozohen Komisionit të Ekonomisë për miratim.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?