TIRANË- Demokratët vijojnë të kërkojnë Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pandehur e SPAK për Tunelin e Llogarasë, të shkojë në komisionet parlamentare dhe të japë llogari për koncesionet dhe buxhetin e vitit të ardhshëm.
"Unë nuk e di ku ndodhet ministrja, ministrja ka kohë që ndodhet në drejtim të paditur, por këtij komisioni prezenca e saj është e detyrueshme. Ne kërkojmë që këtu të jetë ministrja, sepse është e rëndësishme që të flasim për buxhetin, por edhe për çështje të nxehta që kanë lidhje me transparencën e publikut. Duam të mësojmë se çfarë ndodh me fondet tona", tha Enno Bozdo.
Ashtu si një ditë më parë deputetët e komisionit të burimeve natyrore, edhe tek ekonomia, deputetët Enno Bozdo dhe Igli Cara kërkuan të shtyhet seanca dëgjimore për ndarjen buxhetore të 2026-ës me Ministrinë e Infrastrukturës de Energjisë, nëse nuk vjen vetë ministrja Balluku. Kjo e fundit sot ndodhet në Itali për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.
Igli Cara: Ta shtyjmë këtë mbledhje, është e papranueshme mungesa e znj.Balluku. Nuk besoj se do të qëndrojë gjatë në Itali, nesër kthehet. Të mos jetë pikërisht ministrja, e cila ka pjesën më të madhe të parave nga buxheti. Jemi gati të dalim edhe të dielën, por znj. Balluku duhet ta kemi patjetër në këtë komision.
Milva Ekonomi: Znj.Balluku është në një detyrë qeveritare, relacionin e kemi dhe ne mund ta vazhdojmë mbledhjen. Mendoj se është mirë ta vazhdojmë dëgjesën.
Deputetja Alolli tha se duhet të jetë Balluku ajo që duhet të japë llogari për miliona eurot e vjedhura dhe jo zv.ministrat që u paraqitën në Komision.
Ledina Alolli: Kemi pasur ministra që kanë mbrojtur buxhetet përkatëse. Sot kur diskutohen investimet publike, ministrja nuk është. Nuk ka detyrë më të lartë se kjo që ka të bëjë me interesat e qytetarët. Kjo mbledhje nuk mund të vazhdojë. Duhet të ketë ministrja të japë llogari për të gjitha ato miliona që janë vjedhur.
Igli Cara: Kemi pranuar shpesh edhe zv.ministren, por kur bëhet fjalë për buxhetin, ministrja nuk mund të rrijë pa fund në Itali. Por ditë të shtunë, të dielë të hënë nuk është ministrja këtu. Nuk ka asnjë problem që të shtyhet komisioni për 24 orë. Ne jemi komision përgjegjës.
Komisioni më pas vendosi të vijojnë dëgjesën për buxhetin me zv. ministren Enkelejda Muçaj e cila mes përgjigjeve për deputetët ishte edhe ajo ndaj Erion Braçes për përfundimin e aksit Tiranë-Vorë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Durrës investime të nisura njëkohësisht duke shkaktuar trafik të rënduar.
Sipas zv. ministres Muçaj, rruga e vjetër e Ndroqit përfundon në fund të vitit 2028 dhe aksi i Tiranës deri në Kashar mbaron në 2026. Ndërsa zgjerimi i të gjithë autostradës nga Tirana në Durrës përfundon në vitin 2029.
Vitin tjetër pritet të ketë ndërhyrje në rreth-rrotullimin e Bradasheshit ku krijohet trafik i rënduar për të hyrë dhe dalë nga Elbasani dhe në rreth-rrotullimin e Unazës së Madhe të Tiranës në hyrje dalje për në Rrugën e Arbrit. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës për vitin 2026 pritet të marrë nga buxheti 77.2 miliardë lekë.
Komente













/MARA/,sot vertet Balluku ishte ne Itali,por ama dje ishte ne Shqiperi.Rama te pakten deri ne oren 5 e ca mbasdite ishte ne Shqiperi e aktiv me gazetaret e mediat,sipas infos dhene te /Shqiptarja/.Rama e qeveria nuk kane udhetuar vec e vec,me avione te ndryshem drejt Italise,udhetuan bashke.Perse dje Balluku nuk u paraqit ne komision apo po pergatiste 2 valixhe per 1-2 dite qendrim ne Itali?! Vertet SPAK po e heton,por opozita dhe pozita kane te drejten e tyre te kerkojne shpjegime prej saj.
PërgjigjuKa te drejte Braçe sepse zonja nuk e di gjendjen e rrugeve te Vlores.Skandal.Hapur kanalet qysh vitin e kaluar dhe makinat u shkaterruan.Prandaj nuk votuan socialistet e ndershem
PërgjigjuBalluku eshte ne Itali keta thone qe fshihet nga frika , o babaleni berishiste a keni llogjik apo jo , o bajgat e kombit jeni kthyer ne vc publike .
Përgjigju