42 mln euro për indeksimin e pagave të administratës, eksperti: Rrogat nuk rriten kur je keq, rishikim çdo vit! Inflacioni ka goditur konsumin

Jo vetëm pensionet, por edhe rrogat e administratës do të indeksohen çdo 2 vite, duke pasur parasysh inflacionit e vitit paraardhës. Përshembull, duke nisur nga viti 2026, pagat në sektorin publik do të indeksohen aq sa do jetë inflacioni i 2025-ës.

Për këtë në buxhetin e shtetit janë përcaktuar 4.2 miliardë lekë, por për ekspertin e punësimit Erald Pashaj, përtej efektit pozitiv të indeksimit, rritja e çmimeve po e dëmton fuqinë blerëse.

“Indeksimi bëhet në bazë të inflacionit. Pra duhet parë inflacioni në vitin 2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave në sektorin publik në vitin 2026. Sigurisht që kjo është një shifër minimale dhe në parim fuqi blerëse mbetet po e njëjtë. Aktualisht ne kemi rritje pagash por ajo nuk është aq e madhe sa duket, sepse rritja e çmimeve e ka ulur ndjeshëm fuqinë blerëse”, shprehet Erald Pashaj.

Një rritje tjetër page për shtetin si e dy viteve të fundit nuk pritet të diskutohet deri në vitin 2027, pas përmbushjes së premtimit për rrogën 900 euro në shtet.

“Në radhë të parë pagat duhet të rriten çdo vit, pra jo të grumbullohet rritja dhe të bëhet në një vit të caktuar kur vjen situata ekonomike kur njerëzit largohen. Nuk duhen bërë ndryshimet kur jemi keq”, thotë eksperti.

Sipas ekspertit përtej pagës bazë për çdo punonjës, ka ardhur koha të futet në lojë edhe statusi i performancës.

“Paga jepet për sa paguhet një punë në treg. Nëse një punë në treg paguhet X, aq duhet të paguhen edhe punët e ngjashme me të. Nëse dikush në punë performon mesatarisht ai duhet të marrë një pagë mesatare. Nëse një tjetër performon shumë më tepër, duhet të marrë një pagë më të madhe”, thotë Pashaj.

Vetëm për rritjen e pagave të administratës publike nga buxheti i shtetit deri në fund të vitit planifikohet shpenzimi i 11 miliardë lekë. Kjo lëvizje e qeverisë për të rritur rrogat në sektorin publik, erdhi edhe si rezultat i mungesës së theksuar të punonjësve gjatë viteve të fundit, për shkak të emigrimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensioni: 03/09/2024 01:35

    Pensioni minimal duhet te behet 250$ ne Shqipëria ! Pensionisti edhe 400$ ta kete perseri i shpenzo ne Ushqime etj etj pra qarkullon ekonomia , edhe kafja ne lokal ishte 60lek eshte bere 90lek. Pensioni MINIMAL duhet te behet 250€ nga data 1 Jan 2025 askush te mos e kete 249€ vetem 250€ e siper kjo i jep zhvillim meqe popullsia ka rene te mbajme pensionistet konsumin se u mbyllen bizneset o gjeni te ekonomise

    Përgjigju
  • Turi: 02/09/2024 21:42

    Keta jane te gjithe maskarenj pa asnje lloj dallimi sepse kane tre dekada qe po e masakrojne kete vend duke e vjedhur dhe grabitur pa asnje lloj meshire , mbas pak vitesh ky vend do te shuhet sepse te gjithe po e abandonojne cdo dite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari