Buxheti/ Bardhi fyerje ndaj Begajt: Presidenti bën takime për përshesh me gjel, po e keqpërdorni si leckë! Gjeneral i kthyer në ushtar të Ramës, po kërkon buxhet për parukeri

Tirane- Zyra e Presidentit të Republikës kërkoi shtesë fondesh sot në seancën dëgjimore të komisionit të Ligjeve për pr/buxhetin 2025. 

Valbona Lusha/ sekretare e përgjithshme e Presidencës e cila ishte përfaqësuese e presidencës tha se fondet shtesë kërkohen për rikonstruksionin e godinës, zgjerimin e ambienteve të presidencës por dhe për automjete të reja. 

Por kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi ashpër presidentin dhe institucionin e tij, duke theksuar se në vend që të ngrihet në lartësinë e detyrës, vjen në Kuvend dhe kërkon para për kolltuk dhe makina luksi. Këtu iu referua kërkesave për rikonstruksionin e Presidencës me fond 3 mln euro, por edhe pajisjen me makinë të re.

Bardhi tha se opozita respekton institucionin e presidentit, por kurrsesi nuk mund të pranohet fakti se ai është kthyer në "drejtues politik i fushatës së Edi Ramës". Gazment Bardhi i kërkoi mazhorancës të mos e keqpërdorë presidentin si leckë, duke marrë referencë batutën e Bajram Begajt me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan javë më parë, se “kishte zyrën e vogël”. Madje Bardhi bëri edhe një ironi, duke përmendur faktin se Presidenti shkon në takime për “përshesh me gjel” apo se i “shërbente kryeministrit Edi Rama”.Rolin e mbrojtësit të presidentit e bënë deputetët socialistë. 

Debatet në Komision:

Gazment Bardhi: Presidenti është në detyrë për rehati. Kërkon makina komode, kërkon zyra të mëdha, çfarë nuk kërkon. Shpresojmë të mos kërkojë të hapë ndonjë sallon bukurie në presidencë. I kemi dhënë fonde në vazhdimësi. Por kam qenë shpesh në Presidencë dhe të them të drejtën godina është mirë. Ky është Presidenti i parë që kërkon kolltuk, automjete e ku di unë. Presidenti para se të kërkojë kolltuk, karrige, parukeri do të duhej të luante rolin si president i vendit. I është dhënë disa herë shansi të ngrihet në detyrën e kreut të shtetit, por nuk ka guxuar kurrë ta bëjë këtë. Ne e inkurajojmë të mos japë mesazh të ndasisë politike. I kërkojmë si institucion përgjegjës të marrë masa për ambasadorët. Presidenti shkarkoj një ndër ambasadorët më të mirë që kemi pasur, ambasadorin në gjermani. E shkarkoi pse nuk i vuri me dispozicion eskortën për të takuar fëmijët. Nuk merr asnjë masë për ambasadorët që shkojnë në takime politike. Në vend që të flasë për këtë vjen e kërkon në Kuvend, kërkon kolltuk. Sot nuk ka para për të sëmurët me kancer, presidenti mori para për dorën që vrau duke kërcënuar ambasadorin në Gjermani. Do duhet ta dinë shqiptarët këtë. Nëqoftëse keni respekt për presidentin mos e përdorni si leckë.

Klotilda Bushka: Zoti Bardhi, vijoni në rendin e ditës, flisni për buxhetin, mund ta thirrni presidentin...

Gazment Bardhi: Që të takosh presidentin, duhet të marrësh leje të zyra e Edi Ramës...

Klotilda Bushka: Ju lutem qëndroni në rendin e ditës...

Gazment Bardhi: Unë nuk di që presidenti bën batuta. Për dorën e tij u akordua buxhet nga shteti për kurim, kurse qytetarët shqiptarë nuk kanë ilaçe dhe s’blejnë dot medikamente. Presidenti i shtetit duhet të ketë marrëdhënie dinjitoze dhe jo lapanjoze me botën ndërkombëtare, dhe dinjitoze është që presidenti të mos ankohet se ka zyrën e vogël. Por edhe pse aty mund të luhet futboll, ai kërkon zgjerim, e me gjasa duket se ai do të bëjë parukeri. Tani si do bëni, çfarë do bëni te zyra e Presidentit, zgjerim dhome, dritare, dyer, që ta dimë edhe ne çfarë do bëhet e çfarë të votojmë. Çfarë mjeti do, çfarë marke e ka dhe si e do të riun, që edhe ne ta votojmë kërkesën buxhetore.

Klotilda Bushka: Mos bëni ironi, nuk është vendi për këto diskutime, jemi për buxhetin!

Gazment Bardhi: Asnjë ditë s’e ka luajtur rolin si president i republikës së shtetit, po bredh rreth më rreth. Ishte në Berat dhe kishte në krah kreun politik të qarkut Berat, të Partisë Socialiste dhe ti më thua mos bëj ironi. Por ai nuk është ngritur asnjëherë në nivelin e detyrës. Ne e kemi respektuar që nga dita e parë, por të kryejë detyrën dhe jo t’i shërbejë Edi Ramës dhe zyrës së Edi Ramës.

Xhemal Qefalia: Të vish të atakosh një personalitet që vjen nga fusha ushtarake, që ka mbajtur gradën më të lartë të gjeneralit, intelektual në fushën e mjekësisë dhe të kërkosh pse nuk shoqërohet me përfaqësues të PD, nuk e di ku do i gjejë ai, ai është figurë, president. Të vjen keq kur i dëgjon këto. Ai ka ardhur duke kaluar të gjitha etapat dhe jo si disa nga ju, që dihet se si keni ardhur. Është turp, merremi me një batutë informale mes dy personaliteteve.

Gazment Bardhi: Unë e di që jeni avokat i presidentit, bëni shumë mirë sepse ka nevojë. Unë nuk kam ndërmend ta shpall monument kulture Bajram Begajn, si dhe kolltukun e tij, ju mund ta bëni. Unë nuk i shkoj por ai ka detyrë të ngrihet në nivelin institucional. Unë nuk kam ndërmend të shkoj të ha përshesh me gjel siç bën ai, duke shkuar në rrethe. Nëse keni respekt për Presidentin, mos e keqpërdorni si leckë.

Klotilda Bushka: Zoti Bardhi, mjafton... Po përdorni fjalën respekt por s’po e respektoni Presidentin, të vijojmë të nderuar kolegë.

Gazment Bardhi: S’ia kam fajin unë se u kthye nga gjeneral, në ushtar apo që nuk e bën rolin që të sillej mbi palët. Opozita s’ishte në dijeni për ardhjen e presidentit të republikës dhe u njoftua vetëm PS...!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
Buxheti 2025, Presidenca kërkon 36 mln lekë shtesë: Na duhen dhe 2 automjete të reja, shkak amortizimi! Rikonstruksion i godinës me 20 mln lekë

Valbona Lusha, Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, duke folur në Komision

Presidenca raportoi sot për buxhetin e vitit 2025 në dëgjesën te Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

E pranishme për të mbajtur këtë dëgjesë ishte Valbona Lusha, Sekretare e Përgjithshme e Presidencës, e shoqëruar nga anëtarë të tjerë të stafit, si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Financave.

Lusha tha se buxheti është 644 milionë lekë dhe se ka nevojë për 2 automjete të reja për institucionin e Presidencës. Gjithashtu përmendi nevojën për zgjerimin e ambienteve të godinës, që më tej u bë edhe çështje debati dhe akuzash të ngritura nga përfaqësuesit e opozitës në Komision dhe veçanërisht deputeti Gazment Bardhi.

“Ka përfunduar projekt-preventivi i zbatimit. Është aplikuar për leje ndërtimi dhe është aprovuar, pritet zbardhja në KKT. Deri në përfundim të vitit parashikohet të realizohet vlera e plotë e preventivit dhe oponencës teknike në afro 20 mln lekë. Plotësimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor kalon në disa faza dhe ka hapur rrugë për nisjen e procedurës të prokurimit publik. Një vend të rëndësishëm në buxhet 2025-2026 ka përfundimi i rikonstruksionit të godinës”, tha Lusha.

Në lidhje me kërkesat shtesë, ajo kërkoi mundësi për mbështetje me fonde shtesë për blerje automjetesh në dispozicion të institucionit dhe stafit administrativ, në vlerat 36 mln lekë.

“Automjetet nuk plotësojnë kushtet e nevojshme nisur nga viti i prodhimit, kilometrat e realizuara, amortizimi në vite dhe garanci në funksionin që kryejnë. Nisur edhe nga standardet europiane, jetëgjatësia e parashikuar e automjeteve është 12-15 vite, ose 200 mijë km. Është e nevojshme blerja e automjeteve për një performancë sa më të lartë”, shpjegoi sekretarja e institucionit të kreut të shtetit.

Një prej mjeteve do jetë në dispozicion të presidentit Bajram Begaj dhe një tjetër për stafin.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 13/11/2024 19:39

    Eshte turp te degjosh nje pizaveng si Gaz Bardhi qe del dhe ofendon cdhe akuzon cdo deputet dhe bile dhe presidentin e Republikes. Eshte gore qe si pushon goja dhe eshte mire te dale e te kandidoj dhe jo ta fusi ne listen e sigurte si thishte Gazi , babi Zenit dhe do e shohi me dylbi kuvendin. Nuk ka shqiptar qe i jep vote ketij llapaqeni

    Përgjigju
  • goshi: 13/11/2024 16:47

    Nga homo si puna e Bardhit vetëm këto pret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore