Arka e shtetit ka humbur 41,6 milionë euro gjatë vitit të kaluar vetëm nga evazioni fiskal që kanë kryer bizneset, duke përgjysmuar vlerën në krahasim me vitin 2019, kur dëmi ishte 87.7 milionë euro.
Të dhënat bëhen të ditura në raportin vjetor për vitin që shkoi të Drejtorisë së Tatimeve, ku shkeljet më të mëdha janë kryer në mospagimin e taksave, pasi janë regjistruar 85 raste abuzimesh, me një dëm ekonomik në vlerën e 15,7 milionë eurove nga rreth 11,9 milionë euro që ishte në 2019.
Më pas është evazioni që kryhet me fshehjen e të ardhurave me 71 referime në prokurori me vlerë 11,9 milionë eurove. Në këtë pikë është bërë progres pasi në vitin 2019 sipas të dhënave të tatimeve dëmi që ju shkaktua buxhetit ishte 69,2 milionë euro.
Dhe më pas renditen skemat e mashtrimit me TVSH. Vetëm nga 5 raste të konstatuara vjet që kanë abuzuar me rimbursimin e TVSH-së, buxhetit i është shkaktuar një dëm në vlerën e 8,8 milionë eurove nga 6,5 milionë që ishte vlera në vitin 2019.
Skemat e mashtrimit me TVSH-në janë të mirë-strukturuar dhe sipas ekspertëve ndodhin për shkak të rimbursimit të gabuar të TVSH-së. Kur biznesit i del TVSH-ja në blerje më e lartë se në shitje, ai kërkon rimbursim që firmoset nga tatimorët. Për të shmangur këto abuzime administrata tatimore më ta bërë rimbursimin e TVSH-së në mënyrë automatike.
Në raportin vjetor të vitit 2020 të tatimeve thuhet se janë referuar në prokurori 194 raste abuzive, për hetim të mëtejshëm, ndërsa në vitin 2019 për shkelje u referuan në prokurori 284 raste.
DËMI NGA EVAZIONI FISKAL
Viti 2019 87,7 mln € dëm
Viti 2020 41,6 mln € dëm
Diferenca -44,6 mln € dëm
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Store’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, lëshonte fatura të falsifikuara, kontrolle në 8 pikat
14 Janar, 10:14
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Kush u pagua vjet me rrogë mbi 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë
2 Janar, 17:00
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor 2024, 19:10
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor 2024, 12:40
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë
20 Dhjetor 2024, 17:59
-
Hetimi Tatimor zbardh se si zbuloi skemën e pastrimit të 11 mln eurove me kompani guackë deri në Kanada: Njoftuam Prokurorinë!
20 Dhjetor 2024, 12:19