TIRANE- Buxheti i arsimit do të rritte me 3% gjatë vitit 2015 dhe kjo shtesë do të shkojë kryesisht për trajnimet e mësuesve si dhe punësimin e pedagogëve të rinj. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministrja e arsimit Lindita Nikolla gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. Kurse për shëndetësinë pavarësisht se ka një rritje të buxhetit me 6%, ministri Beqaj ka pohuar se nevojiten edhe 4 milion dollarë më shumë për të përmbyllur një pjesë të projekteve.
Arsimi
Prioritet për Ministrinë e Arsimit vitin e ardhshëm do të jetë asrimi parashkollor dhe ai i lartë. Ndërkohë që edhe trajnimi i mësuesve do të jetë një pjesë e rëndësishme. “Ne jemi përpjekur në një reformë të madhe dhe sigurisht që me kurrikulën e re do të ndjekim hap pas hapi sistemin në klasën e parë dhe te gjashtë dhe vitin që vjen do të kemi mundësi për këtë kurrikul të tyre me standarde evropiane, për fëmijët e moshës mbi 3 vjeç duke u kujdesur për investimin në moshë të hershme” ka pohuar Nikolla.
Numri një i arsimit tha para deputetëve të këtij Komisioni se gjatë vitit 2015 është planifikuar të ndërtohet një komunikim i ri mes prindërve dhe mësueseve. “Do të ndërtojmë shkolla të reja”, theksoi ministrja Nikolla. Sipas saj do të financohen 100 projekte të reja, ku do të ketë ndërtim të shkollave të reja dhe rikonstruksione. Po kështu, ministrja tha se me buxhetin e vitit 2015 do të rritet numri i pedagogëve me 800 të rinj si dhe do të ndërtohen laboratorë të reja. Një tjetër pikë ishte dhe mbështetja e sportistëve. Ministrja Lindita Nikolla tha se janë dhënë gjithë shpërblimet ndaj sportistëve, madje dhe ato të prapambetura.
Shëndetësia
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar më shumë para në buxhetin e 2015. Gjatë diskutimit në Komisionin e Shëndetësisë ai deklaroi se për dy nevoja emergjente i duhen të paktën 300 milion lekë më shumë. “Kemi një insistim rigoroz nga Ministria e Financave që të mos krijojmë borxhe të reja. Ne do të kërkonim rreth 300 milion lekë të reja më shumë për të mbyllur brenda vitit 2015 Qendrën Shëndetësore të Divjakës dhe poliklinikën e Specialiteteve 2 në Tiranë. Po kështu nevoja ka edhe për kardiologjinë tek spitali Shefqet Ndroqi, si dhe tek maternitetet e Gjirokastrës dhe Sarandës” ka pohuar Beqaj. Në total shëndetësia ka për këtë vit 400 milionë dollarë.
Rritja e tarifave, studentët e dy fakulteteve në protestë
Dhjetëra studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale kanë bojkotuar mësimin, pasi kërkojnë ulje të tarifave të studimit, rritjen e investimeve në universitete dhe rikthimin e disa profesorëve në punë. Studentët e Shkencave Sociale kanë pohuar se MAS ka rritur tarifat e studimit për vitet e para me 20 deri në 30 për qind në krahasim me një vit më parë. Komisioni për Arsimin e Lartë ka kërkuar rritje të tarifave në mënyrë që universitetet dhe fakultetet të investojnë më shumë në përmirësimin e kushteve studimore dhe si rrjedhojë edhe në cilësinë e universiteteve.
Po kështu e njëjta situatë ka qenë edhe tek fakulteti i Shkencave të Natyrës ku studentët kanë bojkotuar mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Prej disa ditësh këta studentë protestojnë për gjendjen e mjerueshme në të cilat gjenden laboratorët ku ato kryejnë praktikën mësimore, aq sa jeta e tyre vihet në rrezik. Dy ditë më parë protesta ka agravuar në ambientet e shkollës, ku pesë prej studentëve kanë përfunduar në komisariatin numër 3, por janë liruar dy orë më pas. Studentët deklarojnë se do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com