Buxheti i Shtetit/ 9-mujori, vijon rënia e TVSH-së, +34% tatim mbi të ardhurat

Buxheti i Shtetit/ 9-mujori, vijon rënia e TVSH-së, +34% tatim mbi të ardhurat

Administrata fiskale shqiptare ka arritur të sigurojë mbi 110 milionë euro të ardhura më shumë në periudhën janar-shtator të këtij viti, krahasuar me vitin e mëparshëm, duke rritur kështu 4.4 për qind hyrjet në arkën e shtetit. Megjithatë, shifra mbetet poshtë planifikimit të bërë për 9-mujorin, ndërkohë që ende nuk po rregullohet performanca e disa taksave kryesore dhe investimeve publike.

Të ardhurat
Sipas siatistikave zyrtare, të publikuara nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) janë grumbulluar 100.7 miliardë lekë, nga 105.3 miliardë lekë, që u arkëtuan një vit më parë në të njejtën periudhë të vitit. Kjo shënon një rënie në masën 4.4 për qind, duke vijuar një rënie që ka nisur muaj më parë dhe të cilën autoritetet e fushës e shpjegojnë kryesisht me rënien e prodhimit të energjisë elektrike prej thatësirës së tejzgjatur, si dhe për shkak të rënies së vlerës së euros. Nga ana tjetër, me përjashtim të taksave nacionale, që kanë shënuar një rënie në masën 7.6 për qind, të gjitha taksat e tatimet e tjera mbeten në terren pozitiv. Me 34.1 rritje, kryesojnë arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale, të cilat nga 27.9 miliardë lekë një vit më parë, më 2019 llogariten në 37.4 miliardë lekë. Po kështu, ka vijuar performancën pozitive edhe tatimi mbi fitimin e ndërmarrjeve, që shënon një rritje në masën 11.5 për qind.

Me një rritje në masën 30.6 për qind në taksat lokale, totali i të ardhurave nga pushteti vendor ka kaluar nga 15.6 miliardë lekë, në 19 miliardë: +31.8 për qind. Akcizat regjistrojnë 4.4 për qind rritje, ndërkohë që pozitivisht kanë ecur edhe kontributet sociale, me 5.8 për qind rritje në ato për sigurimet shoqërore dhe 5.4 për qind në sigurimet shëndetësore. Kurse fonde në dispozicion të kompensimit t ëish-pronarëve janë mbledhur 20 për qind më pak se një vit më parë.

Shpenzimet
Në total, zërat e shpenzimeve buxhetore në periudhën nëntëmujore janar-shtator 2019 kanë qenë 6.1 për qind më të larta se një vit më parë. Por mbeten gjithnjë më të ulta se një vit më parë shpenzimet që bëhen për investime publike: minus 7 për qind. Ndërkohë, rriten gjithnjë me shpejtësi interesat e borxhit publik, për të cilat gjatë kësaj periudhe janë paguar 25.4 miliardë lekë (207 milionë euro), kurse një vit më parë shifra ishte 23.4 miliardë. Rritja 12-mujore është kështu në masën 8.6 për qind.

Në rritje rezultojnë shpenzimet e pushtetit qendror në favor të bashkive, që janë 10.7 për qind më të larta, ato për ish-të përndjekurit politikë (5 herë më shumë), por edhe për ndihmën ekonomike në dobi të shtresave në nevojë (+6.3%) dhe për të papunët (+33.3%).

Kompensim për ish-pronarët është paguar 5.5 për qind më pak se vjet, ndërkohë që bonusi për të porsalindurit llogaritet në 1.7 miliardë lekë. Ky shpenzim i fundit nuk figuron në vitin e kaluar.

Deficiti buxhetor
Si rezultat i kësaj performance, diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave është kthyer në favor të të parave, me një deficit ne masën 2.3 miliardë lekë. Kjo shifër, në të kundërt, ishte pozitive në 9-mujorin e vitit të kaluar, me një suficit prej 3.1 miliardë lekësh.

Duke folur pak ditë më parë para mediave për rezultatet e aksionit anti-informalitet drejtorja e përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj tha se pasojat e tij do të duan edhe një muaj që të shihen më mirë, ndërkohë që kanë ndikuar negativisht tek ulja e TVSH-së pakësimi i ndjeshëm i punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP, si dhe sektori hidroenergjetik apo situata e krijuar nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja