Më shumë para po arkëton buxheti i shtetit këtë vit në raport me vjet. Të dhënat tregojnë se në katër mujorin e parë të vitit, janë mbledhur 231.6 miliardë lekë (mbi 2.2 mld euro), duke u rritur me 24.1 miliardë leke në raport me vitin e kaluar.
Ministria e Financave thotë se në këtë periudhë të parë të vitit janë rritur më shumë të ardhurat nga TVSH-ja dhe tatimi i pagave. Si rezultat i çmimeve por edhe konsumit prej turistëve, të ardhurat nga TVSH-ja, janë rritur me 24.4% në raporton me janar-prill 2023, dhe në total nga ky zë u arkëtuan 19.6 miliardë lekë. Pas TVSH-së, barrën më të madhe në rritjen e të ardhurave, e mbajnë punonjësit.
Arkëtimet nga tatimi mbi pagat janë rritur me 16.2%, dhe në total arritën në vlerën 21 miliardë lekë, duke tejkaluar edhe planin e ministrisë. Po ashtu janë rritur me 7.2 miliardë lekë të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe arritën në 51.2 miliardë lekë. Në këtë katërmujor është përmirësuar situata me të ardhurat doganore, ku janë mbledhur më shumë para nga TVSH-ja në import, dhe nga akciza.
Pas një ngadalësimi të fortë të investimeve në muajit e kaluar, Ministria e Financave thotë se ato janë përshpejtuar në prill, ndërkohë që në total në 4-mujor janë shpenzuar 185.8 miliardë lekë ose 7.4% më shumë se vjet. Ndërkohë problematike paraqitet situata me xhiron e biznesit. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin arritën 24.5 miliardë lekë, rreth 1.3 miliardë lekë më pak se 4 mujori 2023.
K.T./S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3982
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor, 14:42
-
Më shumë emigrantë dhe familje më në vështirësi në Shqipëri, në 9 muaj 772 mln € erdhën si remitanca
12 Dhjetor, 17:02
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor, 16:07
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor, 17:50
-
Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike
2 Dhjetor, 12:44
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor, 18:35
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor, 16:22
Puna eshte apo perdoren kto te ardhura ne tmira per zhvillimin e vendit ne me shume rruge ujesjellesa etjr
Përgjigju