Mbrojtësi i Kombëtares dhe Romës, Marash Kumbulla është gati për grumbullimin nga Mourinho në Serie A. 23-vjeçari nga maji i këtij viti është jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi në sfidën kundër Milanit në kampionat.
“Il Tempo” bën me dije se mbrojtësi shqiptar pritet të jetë në stol në ndeshjen e radhës në kampionat. Roma do të përballet me Juventusin dhe Kumbulla me shumë mundësi do të jetë në dispozicion të Jose Mourinhos. Mungesat në mbrojtje janë kthyer në problem për romanët.
Këputja e ligamenteve bëri që mbrojtësi për më shumë se gjashtë muaj të ishte në fazën e rikuperimit, teksa në javët e fundit është bashkuar me grupin dhe në fundjavë pritet të jetë gati për trajnerin portugez.
Të shtunën në datën 30 dhjetor në orën 20:45 në Torino luhet sfida e javës së 18-të në Serie A mes Juventusit dhe Romës.