Banorët e fshatit Çerm-Shkumbin, po evakuohen pasi banesat e tyre rrezikojnë përmbytjen nga ujërat e lumit Shkumbin, i cili ka dalë nga shtrati, pasi për shkak të reshjeve të dendura të 24 orëve të fundit, është çarë argjinatura në digën e lumit Shkumbin.

Situatën po e ndjek nga afër edhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti si dhe Shtabi i Emergjencave të të dyja bashkive, asaj të Lushnjes dhe Divjakës. Nga të dhënat e para mësohet se 20 familje janë avakuuar në fshatin Thanasaj si dhe po merren masa për evakuimin e të tjerave.

4 kabina elektrike janë dëmtuar në fshatin Çerm e vogël, Çerm-Proshk, Çerm-Shkumbin dhe Thanasaj, duke i lënë këto fshatra pa energji elektrike. Po ashtu segmenti i autostradës Çerm- Bishti zhurit punon vetëm me një krah, pasi rrezikon që Shkumbini të dalë në rrugë.
/Shqiptarja.com

VIDEO