Çahet asfalti, rrugët në Shkodër dhe Lezhë jashtë standardeve, ankohen banorët: S’u mbajtën premtimet

Trafiku gjatë sezonit turistik do të jetë sërish një gangrenë për pushuesit që do ti drejtohen zonës turistike të Shëngjinit. Punimet për rikonstruksionin e segmentit rrugor drejt Shëngjinit kanë përfunduar vetëm me një tapet asfalti, por kjo nuk i jep zgjidhje problematikes së trafikut. Rruga nuk është zgjeruar dhe rrethrrotullimi nuk është ndërtuar ashtu siç ishte premtuar. Qytetaret e Shëngjinit e konsiderojnë këtë ndërhyrje sipërfaqësore dhe pa standarde.

Problematika pranohet edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, thotë se kjo ndërhyrje e realizuar nga qeveria shqiptare nuk është ajo çfarë kishte kërkuar bashkia. Shëngjini është një ndër destinacionet turistike më të pëlqyera në vend, ndërkohë që mungesa e një rruge me standarde po e penalizon turizmin. Ndërkohë edhe aksi rrugor Shkodër –Velipojë i ndërtuar 4 muaj më parë ka filluar të shkatërrohet sërish.

Në shumë pjesë të rrugës asfalti është çarë, duke bërë që edhe drejtuesit e automjeteve të devijojnë, e për pasojë edhe rrezikun e aksidenteve. Kujtojmë që gjatë verës ky aks rrugor është mjaft i ngarkuar pasi edhe Velipoja është një destinacion mjaft i preferuar për turistët, si vendas edhe të huaj. E sa i përket ndërhyrjeve për rregullimin e saj akoma nuk ka një informacion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja