Çahet toka në Shijak pas tërmetit, banorët tregojnë çfarë panë me sy (VIDEO)

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë ka lënë gjurmë edhe në fshatin Jubë të Shijakut. Lëkundjet sizmike në këtë fshat përveç dëmeve të konsiderueshme në banesa, duke bërë që banorët të flenë jashtë për disa net, ka shkaktuar edhe çarje të tokës në një gjatësi të konsiderueshme të saj, nga fshati Jubë deri në grykëderdhjen e Lumit Erzen, duke shkaktuar panik tek banorët. Të shqetësuar dhe të habitur me atë që ka ndodhur me tokat e tyre, ata kërkojnë ardhjen e specialistëve në zonë, për të shpjeguar këtë fenomen të pazakontë për ta.

Jemi këtu në një pjesë të fshatit Jubë  ku ka plas toka. Ku ka  dal ujë. Ku ka dal flakë në 4 të mëngjesit dhe një zhurmë e paparë. Në Jubë tek parcelat, ka plasaritje tek parcelat. Janë dhe 6 shtëpi që janë të rrezikuara nga çarja e tokës. Jemi të frikësuar jashtë mase. Shteti duhet të marre masa" tha Fisnik Llambri, banor i fshatit Jubë.

Në momentin që shpërtheu ne ishim në katin e dytë. Aty u hashtisëm. Ngelëm në vend. Sa ndaloi ikën dritat” tha Leze Koçi, një tjetër banore e fshatit Jubë. “Shpërthimet kanë qenë të fuqishme. Nxorën llumtira e rëra. Kjo është e pazakontë edhe për ne edhe për ju. Ka nevojë për specialistë për të na qetësuar neve” u shpreh Llambi Koçi, banor po i fshatit Jubë.

Ndërkohë tërmeti me magnitudë 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit përveç viktimave, dëmeve materiale dhe çarjes së tokës, krijoi edhe ngritje të saj me rreth 10 centimetra mbi nivelin e detit në Durrës.

Një fakt i tillë interesant tregohet nga pamjet e marra nga satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe Komisionit Evropian, të analizuar nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë . Ndërkohë kjo lëvizje e tokës sipas sizmologut Llambro Duni është e natyrshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 01/12/2019 13:25

    Ferri po hap gojën t iu përpijë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?