Caka në Report Tv: Largimet nga LSI për qejfmbetje të momentit ose për interesa më madhore! Rama s'do ketë sukses në këto zgjedhje

Ish-deputetja e LSI Silva Caka në një intervistë në “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv ka rikonfirmuar se nuk ka një mundësi largimi të saj nga LSI-ja drejt PS-së.

“Jam shumë e lumtur që ta rikonfirmoj në ekranin tuaj se ska asnjë të vërtet në lidhje me këtë lajm. Vazhdoj misionin tim dhe jam  e fokusuar në atë mision. Kam hyrë në LSI 10 vite më parë. Për disa përime të shenjta skam pse të largohem, sidomos tani që ekipi i këtyre zgjedhjeve është plot me të rinj”, tha ajo.

Sa i përket largimit të disa figurave kryesore të LSI, mes tyre Nasip Naço apo Lefter Koka, Caka tha se ata janë larguar për qejfmbetje të momentit ose për interesa më madhore.

“Është zgjedhje personale e gjithsecilit e ndikuar ndoshta nga qejfmbetje të momentit ose interesa më madhore se të momentit ose më të hershme se kaq. Ska filluar kjo gjë këto ditë përkundrazi mund të ketë akoma më herët, se këto njerëz skanë qenë pjesë e LSI prej shumë kohësh. Besoj që kjo është e gjitha janë thjesht interesa personale që përmbushen më mirë një një tjetër forcë politike, interesa personale që përmbushen më mirë në një forcë tjetër politike, që ka treguar se lidhjet me krimin u sjellin më shumë të ardhura më shumë pushtet dhe tentojnë të blejnë këdo që do tu dalë përpara”, shtoi ajo.

Ndërsa ka folur për fushatën, ajo ka thënë se kryeministri Edi Rama sipas saj nuk do të ketë sukses në këto zgjedhje.

“Ajo e ka pranuar dhe vetë është një sfidë e saj përsonale për të mbajtur ato mandate. Është një sfidë e saj por edhe e ne të gjithëve. Edi Rama nuk do ketë sukses në këto zgjedhje. Të dyja forcat politike edhe për shkak të këtyre ideologjie të ndryshme që ndajnë... Ne kemi probleme më të mëdha se kaq, kemi demokraci të rrënuar institucione të rrënuara. Ka njerëz që preferojnë të kenë një program elektoral”, tha Caka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silva: 26/01/2021 05:59

    A moret ju nga Likja para disa ditesh 300.000 €?A keni qene ju ne presidence dhe ju kane bere namin me ulerima,per tu mos larguar nga Lsi-ja?

    Përgjigju
  • violina: 26/01/2021 02:41

    zhdukeni kete vater korrupsioni ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja