Cakaj mesazh për dy studentët që ranë dëshmorë: Figura e tyre lartësohet me bashkëpunimin brenda kombit

Cakaj mesazh për dy studentët që ranë dëshmorë: Figura e tyre lartësohet me bashkëpunimin brenda kombit

Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përkujtuar sot dy studentë, aktivistë të rënë në ballafaqim me forcat pushtuese serbe në Bregun e Diellit në Prishtinë, pêr çlirimin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kryediplomati shqiptar u shpreh se dy të rinjtë Afrim Zhitia, 24 vjeç dhe Fahri Fazliu 26 vjeç, asnjëherë nuk e braktisën dashurinë për dijen, as ëndrrën për çlirimin e Kosovës.

Në vijim të postimit Cakaj nënvizoi se dy të rinjtë ranë dëshmorë pas disa orësh luftime, ndērkohë që ata punuan për Shqipërinë dhe vepruan në shërbim të interesave të kombit shqiptar..

"Duke kujtuar Afrimin e Fahriun kujtojmë shumë më shumë se dy dëshmorë të kombit shqiptar: sot, duke risjellë në mendje rrugëtimin historik për çlirimin e Kosovës realisht risjellim në mendje rëndësinë e aspiratës për thellim të marrëdhënieve brendakombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë!" - u shpreh Cakaj

Sipas Cakaj, shembuj si Afrimi e Fahriu duhet të na obligojnë të gjithë për të nxitur thellimin  e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë dhe unitetit kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë