Ministri i jashtëm italian vjen në Shqipëri për të ndihmuar për tërmetin, Cakaj ikën në Arabi

Ministri i jashtëm italian vjen në Shqipëri për të ndihmuar për tërmetin, Cakaj ikën në Arabi

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Ai zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm, Princin Faisal bin Farhan Al Saud.

Të dy homologët diskutuan mbi mundësitë e shumta të bashkëpunimit, mes të tjerave edhe në fushën e ekonomisë, transportit dhe tregtisë, duke rënë dakord edhe për një varg masash për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nxitjen e mëtejshme të investimeve. Në rrafshin diplomatik të dy Ministrat nënshkruan edhe Marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit.

“Bashkëpunimi strategjik në një sërë fushash të rëndësisë së posaçme sikurse lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë më tej mes dy vendeve tona. Gjatë këtij takimi Princi Faisal bin Farhan Al Saud konfirmoi gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë në ballafaqimin me pasojat e tërmetit” - është shprehur Cakaj nëpërmjet një reagimi në facebook.​

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë