Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në ministerialin e Këshillit të Evropës në Helsinki të Finlandës tha se duhen gjetur mënyra për të forcuar Këshillin e Evropës, një organizëm i cili në themel të punës ka të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin ligjor, duke e mbështetur dhe duke gjetur mënyra për të përmirësuar më tej më tej punën e organizatës.
“Shqipëria mbështet misionin dhe përpjekjet e Këshillit dhe kjo mbështetje, si politike dhe financiare, duhet të vijë nga të gjitha shtetet”, tha Ministri në Detyrë Cakaj në fjalën e tij.
Pasi uroi Finlandën për punën e bërë gjatë presidencës së KiE në gjysmën e parë të këtij viti, kryediplomati shqiptar vlerësoi politikat e Këshillit të Evropës në rajonin e Ballkanit.
Cakaj theksoi se kjo organizatë do të jetë edhe më e suksesshme në rajonin e Ballkanit nëse edhe Kosova behët pjesë e saj. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte në interes si të vetë Kosovës, ashtu dhe të organizatës.
Ministri në Detyrë Cakaj mori pjesë në pritjen për 70 vjetorin e krijimit të Organizatës së Këshillit të Evropës ku merrnin pjesë ministrat e jashtëm e të gjitha vendeve anëtare në këtë organizatë.
Në përfundim të Ministerialit, ministrat miratuan një Deklaratë dhe një sërë vendimesh që synojnë konsolidimin e organizatës dhe ruajtjen e karakterit gjithë-Evropian të saj.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frikë në Finlandë, 12 vjeçari qëllon me armë brenda në shkollë, vret shokun, e plagos 2 të tjerë, njëra shqiptare
2 Prill, 12:48
-
VIDEO/ Iu afrua vajzës së vogël për ta puthur por e tremb, bëhet virale videoja e Biden
15 Korrik 2023, 14:02
-
Zyartisht anëtar flamuri i Finlandës valëvitet në zyrat qendrore të NATO-s dhe flamujt e aleancës në Helsinki! Xhaçka: Jemi më të sigurt
4 Prill 2023, 14:59
-
Ylli Pata: Një lexim 'politik' i tre vendimeve të Kushtetueses
3 Korrik 2021, 16:22
-
Përplasja Rama-Meta për 'Cakajn', GJK: Për emërimin e ministrave kompetencë Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, por të udhëhiqen nga parimi i luajalitetit
25 Maj 2021, 17:03
-
'Përballja' Rama-Meta në Kushtetuese për emërimin e ministrave, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti cënoi kompetencat e kryeministrit! Dervishaj: S'qëndron pretendimi
18 Maj 2021, 07:46
-
Refuzimi për dekretimin e Gent Cakajt si ministër, Kushtetuesja seancë në 18 maj! Përballja e parë Meta-Rama pas 25 prillit
30 Prill 2021, 11:45
-
Shtyhet 'përballja' e Metës dhe Ramës në Gjykatën Kushtetuese, një gjyqtare me COVID! Kërkohet sqarimi i kompetencave të Presidentit për emërimin e ministrave
23 Mars 2021, 12:30
-
Kërkoi ndihmë për babain e sëmurë me COVID, Gent Cakaj gjen zgjidhje: Është siguruar plazma e gjakut
16 Mars 2021, 16:57
-
Padia për emërimin e ministrave/ Rama-Meta përfundojnë në ‘Kushtetuese‘ më 25 mars (EKSKLUZIVE)
11 Shkurt 2021, 09:29
-
Cakaj dorëzon detyrën në krye të diplomacisë! Rama: E kreu në kushte ngërçi, u godit në mënyrë absurde! Xhaçka: Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë! Reformim konsullatave
5 Janar 2021, 08:08
-
Xhaçka në krye të diplomacisë shqiptare, Pompeo: Partnere e fortë, presim zgjerim të lidhjeve SHBA-Shqipëri! Ministrja: E lumtur që do luaj këtë rol modest
30 Dhjetor 2020, 19:08